Haki Manuka: VERA E FATIT
- Sep 19, 2024
- 1 min read

Nga Haki Manuka
U freskuan ditët në vjeshtë,
E filloi me këmbë të mbarë
Vajzat nisen për në vreshtë,
Të këpusin të ëmblit lastarë.
Si rruzuj, ndrijnë në shporta,
Bistakët rënduar prej peshës.
Një ritual i vjetër, aq sa bota,
Na sjell në gëzimin e festës.
Mblidhen vajzat mes fshatit,
Të shtypin rrushin e bekuar
Qoftë kjo vera e tyre e fatit,
E u bëfshin këmbë dhe duar.








Comments