top of page

HAIKU I LULZIM LOGUT, NJË FILOZOFI E VEÇANTE KRIJUESE NË LETËRSINË TONË


Tahir Bezhani

Lulzim Logu:” Ethet e Lutjes”,hajku 2019,botoi “Akademski peçat” Shkup.


“S’resht së shkruari

Duke dashur të kryej

Një zinxhir të artë hajku….”

Lulzim Logu është ndër poetët më të spikatur të kohës sonë,i cili përmes pendës së tij të mbrehtë, bëri  hapa të konsiderueshëm, duke  ecur sigurtë  majave të artit poetik. Si autorë i dymbëdhjetë veprave letrare( dhjetë nga keta me vargje haiku etj), u bë emër i njohur  jo vetëm  në shtrirje kombëtare, por edhe më gjërë, duke qenë i përkthyer edhe në gjuhën angleze, italiane, bullgare dhe greke.  Po ashtu poeti tropojanë, Lulzim Logu,është i përfshirë edhe në disa antologji ,ku prezenca e tij ,me krijime cilësore,i bënë nder ,jo vetëm Malësisë së Gjakovës,por mbarë trojeve shqiptare.

Duke lexuar librin më të ri të poetit Lulzim Logu,”Ethet e Lutjes”,haiku,si lexues i rëndomtë,nuk mund të kalosh kalimthi faqeve të kësaj vepre nga se ,që në hajkun e parë e deri në të mbramin (281 haiku),secili  trevargësh të ndal në mendime të thekta filozofike,duke trajtuar gjithë jetën e njeriut tonë,me peripecitë e përjetuara thua se autori është  kujdestar i të  gjitha dhimbjeve,skamjeve,të gjitha gëzimeve, i dashurisë  në trojet e tij. Veçori  e trevargshit logian qëndron në fuqinë shprehëse ku rrëmben lexuesin me ndjenjen shpirtërore e forcën mendore,duke ia prezantuar dhimbjen e gojfiltë e dashurinë si vuajtje ose sakrificë. Kjo formë shkrimi në trevarshin logian,natyrshëm,skajon cilësitë krijuese e filozofike të poetit,i cili është dashuruar në vargun haikian.. Dhe,si rezultat i  kësaj,sikur mos të dihej preardhja e haikut, ky poet do ishte  bash bartësi origjinal i trevargëshit shqiptar.

Në haikun 28 të fq.11 lexojmë:

”Pika të mëdha shiu/Vargje të pandalshme/Haiku…..”

E sqaruar bukur,haiku për poetin është pikë e shpirti. Për këtë qasje të përzemërt ndaj haikut,poeti na dëshmon edhe te haiku 74 fq.23 ku shkruan:

”S’resht së shkruari/Duke dashur të kryej/Një zinxhir të artë hajku….”

Qasja shpirtërore e filozofike ndaj hajkut,mendoj se s’do koment pas këtyre rreshtave të lartë cekur.



– Ndjeshmëria shpirtërore e poetit Lulzim Logu, një filozofi e dhimbjes e dashurisë njerëzore.

Edhe poeti ka etapat e veta të ndjesive që ia dhuron mosha,koha,pjekuria dhe rastet e veçanta në jetës. Të gjitha së bashku përbëjnë forcën imante poetike,të regjistruar në memorien e tij,ku pikon e rrjedh regjistrimi i fenomeneve  jetësore në psikologjinë personale. Te poeti Lulzim Logu,në librin “Ethet e lutjes”, ky sindrom poetik është jo vetëm i pashëm, por edhe i thurur rrjedhshëm e me ndjesi të mprehta.

Dikur”Zbathur e ndjeja/Zjarrminë dikur/Tash ftohjen….”janë këto vargje që tregojnë ndryshmet e brendshme në vetqenjën e poetit si njeri. Por kujtimet mbjillen dhe vlojnë nëpër kohë,padiktueshëm si:

” Lutje e pambarueme/Malli im i fshehtë/Në arkën e zemrës….”

Si zakonisht te çdo njeri,posaçërisht te krijuesi,kujtimet evolojnë nëpër kohë,të dalin si të “gjalla” para syve,herë të gjallat si të “vdekura”,duke reprizuar me dashurinë,me vuajtjen,me dhimbjen etj. Dashuria,mendoj,do ishte germa e parë e alfabetit te krijuesit,nga se zjarri ndizet më lehtë në moshë të re,ndërsa dhimbjet gufojnë përjetimeve të hidhura. Proçes ky, i cili kalon edhe përmes shprtit human   të poetit Lulzim Logu. Dashuria në trajtesën e vargjeve të Lulzim Logut qoftë haiku apo ato lirike, e mbajnë trajtesën e një dashurie të mirëfilltë,të sinqertë, besnike e të zjarrtë. Nuk ndjehet dashuria si tregti, por si vuajtje e ndjesive shpirtërore, i perket atij romantizmit të dikurshëm deri në flakërim. Kjo mënyrë, mendoj,prezanton edhe dinjitetin njerëzor të lindur e rritur në ambientin e vetevetes, me gjithë kulturën e traditës kombetare. Ja disa vargje të haiku-t:

” Sa herë të puth/Më duket e fundit/Mbes’i etur….”

”Lotin si kujtim/E kthej puthje/Në buzen e rreshkur….”

”Sa të dua/Tretem pandjerë/Shituar bukurie….”

Aftësia imagjinare poetike të sjell në mendime kohët,lirinë për të dashuruar lirshëm. Ja forca poetike e shprehur në trevagshin logian:

”Gjinjtë e kërcyer/Shqyjnë pëlhurën/Pisket liria….”

Këto strofa të  cekura, argumetojne mendimin e sipërm mbi trajtesën e dashurisë nga bota poetike e poetit Lulzim Logu. Pra diçka ndryshe,e zjartë,besnike e njerëzore. Një dashuri e mbështjellur me fjalët mjaltuese skajshmërisht.

-Dhimbja dhe dashuria prindore në trevargshin e Lulzim Logut.

Një tjetër  qasje interesante në haikun e poetit Lulzim Logu,e lexojmë në përkushtimin e poezive atnore,vargjet me të cilat i drejtohet  prindërve,njërin të gjallë e tjetrin në jetë. Këtyre figurave  madhore të jetës, të vetmet,i “shikon” përmes prizmës së lotit, të dhimbjes së përbashkët,por edhe të dhimbjes së tyre për njëri tjetrin( i gjalli për të vdekurin). Lexojmë elegancën vargore te rreshtave që të mbushin dhimbje:

”Fytyra e babës/Dhe lot’i nanës/Skajojnë dhimbjen…”

“Nëna ime/Vallëzon /N’peshoren e jetës….”

Vargje që flasin shumë përmallshëm ndjesinë e kënaqësisë që,bile nënën e ka në jetë,afër zemrës së tij të përmallshme. Ndërsa,ati që i mungon,babait,i drejtohet me vargjet tejet prekëse:

”Hija e babës/Frymon mureve/ Të shtëpisë….”

Një përfytyrim i ndjeshëm prindëror edhe pas kaq vitesh ndarje!

Nga ky aspekt i jetës së mbështjellë me dashuri e dhimbje prindore,mund të flitet shumë e shumë,por,kur ndjesojmë figuracion “pika shiu”,në vargun logian,nënkuptojmë shumë më shumë se mund të shkruajmë:

“Pika e shiut/Më e fortë se guri/Dëgjoj krisjen e saj….”

-Dashuria ndaj natyrës dhe çështjes kombëtare,një lidhshmëri jetike shpirtërore në vargjet e Lulzim Logut.

Në tërë librin” Ethet e Lutjes” me gjithsej 281 haiku, poeti tropojan,Lulzim Logu,nuk le anash asnjë segment të jetës dhe të rrethanave jetësore, që nuk i përjetëson në trevagshin e tij,me një elegancë të përmbledhur,  me një logjikë universale. Secili rresht, secili haiku, përmban tharmin e kuptimit, mesazhin e thellë filozofik e njerëzor. Nga ky aspekt,në vargjet treshe,lexuesi ndien ritmin e përjetimit të bukurive natyrore, sipas interpretimit të ndjesive të thella të poetit Logu. Pos këtij aspekti,me një mjeshtri të rrallë,do thoja,lidh gjitha bukuritë e trojeve shqiptare,si pjesë e pandarë,e në veçanti Rugovën e bukur.

Duke e njohur të gjithë poetin, si një dashamir  të natyrës dhe bukurive të saj,i cili  kalon verat duke shëtitur në Maje të Jezercit e lartësive të bjeshkëve të Rugovës,natyrshëm se këto bukuri janë  pjesë e pandarë e frymëzimit poetik që  rrjedhin  në vargje. Ja disa nga vargjet me nivel të lartë artistik:

” Bash si lot/Shiu i Rugovës/Mezi dallohet….”,

”Malli ngjiti zemrës/Si balta /Këpucës….”

Një lidhje e fortë qëndron mes vargjeve për natyrën e bukuritë e saj, si të pandara mes Rugovës,Majës së Hekurave dhe Jezercit. Lexojmë vargjet brilante:

” Frynë veriu në korrik/Në Majen e Hekurave/Rrënqethet kujtimi yt….”

“Mbrëmjes në Jezercë/Piskatin dhitë e egra/Serenaten alpine”

”Sumbulla loti/Mbi faqen e Jezercës/Liqenet e gurit..”

Dhe,komenti ndaj këtyre vargjeve brilante,do ishte i tepërt…..

Ndjeshmëria e poetit ndaj varfnjakëve,skamnorëve,si kategori e veçantë në shoqërinë tonë.

Poeti i mirëfilltë jeton,përgjon dhe përjeton vuajtet e të tjerëve deri në thellësi të shpirtit të tij. Ai duke shetitur rrugëve,në syrin dhe mendjen e tij,futet dhimbja ndaj të tjerëve, të cilën e përcjell si vuajtje të tij dhe vuan me ata që vuajnë.   Fenomenet e përdithsmërisë para syve tanë nuk përjetohen njësoj.Poeti ka në embrionin e tij ndjeshmërinë e theksuar,ndryshe nuk do ishte poet i mirëfilltë.

Lypsat e rrugës,skamnorët të vuajturit,ia “zënë “rrugën poetit.Pas përjetimit vijnë vargjet e njerëzores së thellësive shpirtërore. Mosbarazimi mes varfnjakëve dhe të pasurve tingllon  dhimshëm në vargun logian,si në këtë trevargësh:

”Mbi dorën time /Mungon e jotja/Degë e thyer…”

Ndjeshmëria migjeniane prodhon kohën e Migjenit përmes protagonistëve të kohës sonë.Ja si i shikon një lypsar poeti Logu,si ndihet pranë tij:

” Loti lypsarit/Këtë natë acari/Ma thyen zemrën…”

“Mëkatoj duke lutur/Sytë e tu/Të mos qajnë…”

Në këto vargje,nuk shohim vetëm dhimbjen poetike,por dëgjojmë  apelin e dhimbjes migjeniane nga poeti i mirënjohur,mjeshtër i vargut. z/Lulzim Logu.

Sado të shkruanim për librin më të ri të poetit Lulzim Logu,”Ethet Lutjes”,prapë do i mbesim borxh mendimit universal e filozofik të vargut të tij. Mendoj se poeti Lulzim Logu,është poet i kompletuar, në logjikën e të shprehurit,stilin e veçantë,figuracionin, kompozicionin e ndërtimit elegant të poezisë-haikut, mesazhin dhe shumë elemte tjera; me të cilat na bënë krenar të kemi në biblioteka tona,familjare,shkollore e universitare,librat e tij, të kësaj natyre.

Gjakovë,05janar,2020        


#tahir #bezhani #lulzim #logu        

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page