top of page

Gëzuar Shqipëria ime. Gëzuar!


Gëzuar Shqipëria ime. Gëzuar!


Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë Kombëtare


Shqipëria ime e dashur! Ti sot feston 108 vjetorin tënd të Pavarësisë. Ti sot ke veshur mbarë shqiptarinë me rroben eFlamurit tënd më të bukur në botë. E ke veshur, fëmijën, rininë, burrin, gruan, të gjithë me kostumin e lirisë, kuq e zi. Dhe ti anembanë këndon me të madhe… këndon…. Dhe hedh valle…

Ti festove anembanë Britanisë së Madhe, Amerikës, Europës, mbarë Botës, si asnjëherë tjetër me maskë në gojë nga Covid-19, por kënga shqiptare dhe vallja e bukur u hodh përsëri nga mijëra e mijëra të tjerë që e duan dhe e çmojnë vlerën tënde.

E dashur Shqipëria ime, e shtrenjta dhe më e bukura në Botë, sot ne kemi festën më të bukur në historinë tonë.

Gëzuar Shqipëria ime. Gëzuar!

28 Nëntori yt ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri), sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili në Vlorë.

Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, jorastësisht, quhet «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë.

Gëzuar Shqipëria ime. Gëzuar!


79 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page