top of page

Guliam Apolinaire



 

 

 

Guliam Apolinaire:

 

U akuzua dhe u arrestua 

                        për vjedhjen e Monalizës.

 

Mëshirë nuk kam më

Mëshirë nuk kam më për veten.

Dhimbjen time të heshtur nuk mund ta shpreh. 

Fjalët që llogaritja të them, u shndërruan në yje.

Një Ikarus* përpiqet të ngjitet gjer në sytë e mi

Bartës yjesh, digjem mes dy konstelacionesh.

 

Çfarë bëra te gjallesat theike të diturisë?

Nga kohë të tjera vijnë të vdekurit të më adhurojnë

Fundi im arrin si stuhi.

 

 

*Ikarus-(Mitologjia Greke) I biri i Dedalusit dhe i Navkratisë.

Gjatë fluturimit, ju afrua Diellit dhe ju shkrinë flatrat prej qiriri.

Detin ku ra, gjeografi i lashtë Straboni e quajti  ‘’Deti Ikarus’’

 

 

 

Kënga erotike

 

 

Ja nga se është e përbërë kjo këngë simfonike:

Është kënga e dashurisë, e vjetra.

Zhurma e puthjeve të shqetësuara të dashnorëve të famshëm.

Britmat e dashurisë,

të grave të vdekshme të përdhunuara nga perënditë.

Burrëria e heronjve mitikë në ekzaltim.

Si armët kundër avionëve

britma e çmuar e Jasonit.*

Kënga vdekjeprurëse e mjellmës

dhe himni fitimtar që rrezet e para të diellit

këndojnë në të palëvizshmin Memnon.

Është britma  Sabine* në çastin e rrëmbimit.

Është gjithashtu britma erotike e maçokut të egër

brenda në xhungël

Zhurma e limfës që vjen nga thellësitë dhe që ngjitet

brenda bimëve tropikale.

Gjëmimet e artilerisë  që shkatërron dashurinë mbresëlënëse

të popujve.

Dallgët e atij deti ku lind jeta dhe bukuria.

Është atje kënga  e gjithë dashurisë së botës.

.................................................................................

................................................................................

 

 

*Jason - (Mitologjia Greke) - Jason dhe Medea.

*Sabine - Popull i lashtë në Itali

të cilëve romakët tregohet se u rrëmbyen gratë.

 

Përktheu: Vasil Klironomi

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page