top of page

GRUAJA ME FUSTAN PRINCESHE


Vullnet Mato


Ai zgjodhi dhuratë fustan princeshe,

të zbukuronte gruan ndër shokë e miq.

Ndonëse për vete më tepër pëlqente,

kur trupin e saj shihte krejt lakuriq.


Por, kur ajo fustan princeshe veshi,

u bë më e bukur nga ç’kishte trupin,

tërhoqi një tjetër me fuqi magneti,

ai mbeti në vetmi, përtypi turpin.


Dhe i tha: Pate më lezet me të vjetrin,

kur dukeshe e bukur, vetëm për mua;

Nuk të bëra princeshë, për atë tjetrin,

të më bëje eunukun tënd të poshtruar...


Gruaja e penduar thellë nga marrëzia,

foli së fundi, me një ëmbëlsi të paparë:

E keqja ne grave na vjen nga bukuria!

Dhe hodhi fustanin e princeshës në zjarr.


Burri ia ktheu: S’kish faj fustani që veshe,

ti duhet të dije, se gratë e botës mbarë,

nuk zbukurohen, me pamje princeshe,

për t’u bërë gjah, i princave gjahtarë!


Po për të kënaqur veten dhe syrin familjar,

duke parë te gratë dhe vezullimin margaritar!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page