top of page

Gomari brigadier


Nga Petrit Malushi


Ujku në parlament


Zbriti ujku një ditë nga mali,

Për të shëtitur në metropol.

Para parlamentit këmbët i ndali,

Tek një kolltuk u ul në holl.


„Rasti m´u dha“, mendoi me vete

“Të mësoj, të flas bukur dhe unë.

Do habiten kafshët lart kur të vete…”

Mbajti vesh, të bënte punë.


Medet, akuza për korrupsion

Si breshër lëshonin deputetët.

“Në tender fitove dhjetë milion,

Njëqind rrëmbeve kur ndërrove fletët...”


I tmerruar ujku doli rrufe.

Në pyll te shokët lëshoi ulërimë

“Për një kec a qingj na vrasin ne,

E vet njerëzit bëkan kërdinë !”

Gomari brigadier


Kush tha “I mençur s’është gomari”?

More shikoni, ja vetë kryetari

E emëroi në krye, brigadier.

Serioz, i riu detyrën merr.


Pëllet sa veshëve u çahen tapat,

“Pas hapit tim t’i hedhin hapat

Mushka, pela, lopa, ti kalë…

Shtroni shpinën pa nxjerrë fjalë !”


Dhe… arat, livadhet i mbuloi grëmi,

Pa mbushur mbetën depot dhe lëmi.

Në krye “m’i afti”, mbi të askush.

I sillet malit të zbresë në fush.


Radha e stinëve sjell dimrin e vrazhdë,

Kërkojnë kafshët ushqim nëpër grazhd.

Sa pak tagji ! Një çerek mullari !

Kështu venë punët kur drejton gomari.


Kolltuku ministror


Një ministër çdo mëngjes

Porosiste sekretaren :

“Kolltukun ma ki kujdes !

Rikujto dhe sanitaren !”


Sekretarja si sorkadhe

Nënqeshte fjalëkursyer.

Kolltuku në formë dardhe

Një ditë foli i rrëmbyer.


“Në delir je nga e sotmja,

Dhe harron që te kjo derë

Prapanica është e jotja.

Unë jam dhe për të tjerë !”

11 views0 comments

Hozzászólások


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page