top of page

Gladiola Jorbus: Shkëlqimi i lotusit

ree

Poezi nga Gladiola Jorbus

Shkëlqimi i lotusit


Në heshtjen e agut, lundroj pa zë,

mbi ujëra të qeta ku shpirti çel, 

si lule lotusi, nën dritën e re.

Zgjimi s’është fjalë, por frymë që ndjell...

Rrezet shpërndan në dhjetëra lule, 

si fjalë të pashkruara në gjuhën e dritës.

Dhe zgjohen ëndrrat, që flenë në thellësi, 

dëshirat që digjen brenda zemrës.

Vetmitë përndizen si qirinj të shenjtë, 

në tempuj të errët, ku heshtja falet. 

Çdo lule një shëlbim, një udhë e fshehtë, 

ku shpirti lundron i fortë, i lehtë.

Një udhëtim pa harta, pa kufij, 

veç shkëlqimi i lotusit i pandalimtë.

 Çdo hap një zgjim - çdo frymë, një fillim, 

në dritën që nga thelbi lind.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page