
Vullnet Mato
Jetoj në lagjen e "Tironës" me gjuhë lirie,
ku jehon tallavaja me tonalitete histerike
dhe tingëllon pa të keq:“O, me rob shpie!”
siç bie sahati i madh, te xhamia islamike.
Quhem “gaxhoi i mirë që shkruan llogje”,
më kërkojnë falje, futbollistët me famë:
Maradona, Bekam, Ronaldo, disa yje bote,
kur ndonjë padashur, gjuan topin në xham.
Fundjavën e kam me net pagjumësie,
nga ekstazat dasmore, të miqve komshi,
që më urojnë nga larg, me litërshe rakie
duke hedhur valle nate në rrugicën me shi.
Djemtë e vajzat me xhinse poshtë mesit,
me kërthiza si mikrofona, thithës gjer tutje,
dredhin barkun në ritmet marroke të xhezit,
kur kërcejnë si kukulla me fije të padukshme.
Lagjja ime rome, me këngë e valle ritmike,
ka një gjuhën të shkathët, të pasur me spica.
Femra merr për gjoksin dhe lëvdatën tipike:
“Sa të bukur e paske mi, të raftë ujku në cica!”
Burrat lakmojnë me oreks bukurinë zezake:
“O mi të hangsha, lapën e syrit për meze!
Eja mi rrospi, të puth nji herë lala në faqe,
se me zjarr furrnalte vuxhutin ma ndeze! “
Gratë ia shprehin xhelozinë, njëra-tjetrës,
me sharje, ku burrat e tyre falin dhuratë:
“O mi të shtriftë burri im te pragu i derës,
moj kokë tenxhere me llapën sa një lopatë!
Pijanecët e dehur ngacmohen, pas darke:
“Ku je, mre barkalec, nandë muaj me barrë,
ke përla tanë fuçitë e birrave në mejhane,
ke hang mish macesh, të pjekme në zgarë”.
Djemtë u hedhin romuze vajzave çokollatë:
“Eja, mi goce, bajmë qejf sonte për voni,
mos e ço atë derr trupi, haram përnatë,
tuj ba naze, si me qen e bija e Klintonit!...
Kjo gjuhë pa frena dhe pa hunj në gardh,
që fluturon batutat në lagje, si lakuriq nate,
bën të ndjehem, rom me lëkurë të bardhë,
të mbledh për miqtë, të tilla qyfyre gallate...
Comentários