GJUHA ARVANITASE


ARQILE VASIL GJATA

-GJUHA ARVANITASE ËSHTË E FOLUR ARKAIKE, APO “ZHARGON”, QË VAZHDON NË QETËSI ECURINË E SAJ HISTORIKE!?


Abstrakti:

Një e folur e vjetër, e ruajtur në kushtet e izolimit dhe e fjetjes për shumë vjet nga trungu arbëror e meriton përkujdesjen dhe detyrimin për ta sjellë në vëmendje të lexuesit, publikut dhe të kësaj koference nëpërmjet kumtesës që do shtjelloj!

“Thuaj ç’të duash, por gjuha arvanitase është gjuha më e vjetër në Evropë, por mbi të gjitha është gjuhë e mëmës dhe tatës sonë”

1-Aristidh Kola, Sinan Gashi, “”Zëri i arbërorëve në Greqi”, Prishtinë, 2010,f,45

Arvanitasit përdornin gjuhën e vet amtare në trajtën e folur dhe nuk përdorej si gjuhë e shkrimit, por si kumtime( bashkëbisedime), ligjërime me gojë i vjershave,i valleve dhe i këngëve të tyre në shekuj!.

Arvanitët pas shekullit të 15-të e deri në kohë të revolucionit grek 1821 përfaqsonin, sipas vlerësimeve të historianëve e filologëve të ndryshëm, rreth 1/3 e popullsisë në vend banimet e hershme dhe të ishullorëve të Greqisë si në:

-Krahinën e Tebës, Hidra, Poros, Specias, Andros, Salamina, e fshatrave në zona të ndryshme.

Nëpër këto kumte(si marrëdhënie e të folurit në vendbanimet e tyre) gjejmë urtësinë popullore, ndjenjat e holla të bashkëjetesës së tyre, të vjershave dhe këngëve arvanitase.Të gjitha bashkë na shërbejnë për të emërtuar, për të vlerësuar, për të gjykuar më tej rreth vlerave dhe veçorive të tyre në këtë kumtesë.

“Kjo gluha Arbërishte/Ishte gluhë trimërishte/E fliste karbakov Mauli/Boçari dhe gjithë Suli”

2-Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqisë”Prishtinë 2010,f,48


H yrje

Pas fitores dhe shkëlqimit të revolucionit 1821 emri i Arvanitasve dëgjohet për herë dhe më pak, kjo venitje erdhi si shkak i triunfit të mbretërisë, por sidomos ndikimit të madh të kishës!.

Nga gjithë leximet, studimet,takimet me shumë arvanitas dhe emra të njohur në Athinë, për aq sa kam pasur mundësi, them me bindje se:

-Gjuha Arvanite është e folur arkaike me tipare(veçori) të toskërishtes jugore dhe natyrshëm me element të shumtë greke, sidomos e pa shkruar. Në ditët që jetojmë, kjo e folur ka rënë në nivelin e një “zhargoni”...Por kurrsesi-nuk ekziston si dialekt!

Këtë ide, vlerësim, apo tezë studimore do mundohem ta sjell: -Me prova, me përqasje, analiza nga një literaturë e bollshme dhe shtjellime krahasuese të veçorive gjuhësore dhe sintaksore të së folurës Arvanitase. Do vërtetoj këtë tezë me ballafaqime nga e folura, bashkëbisedimet dhe tekstet gojore arvanitase në trevat ku dhe sot jetojnë arvanitas autokton në shekuj!!

Këtë përfundim-ideje e bazoj dhe tek një fenomen, që dhe populli e thotë:

-...diçka shumë e rëndësishme, siç është e folura për gjatë jetës një populli, apo komuniteti, lind, jeton një e vërtetë:

-Në se një e folur(gjuhë) nuk kultivohet, nuk flitet nga moshat e reja, por bie në dobësi(plogështi) dhe as u përcillet brezave...natyrshëm ajo ligështohet, humbet leksikun e saj dhe si rrjedhoj është e padobishme në krahasim me një gjuhe madhore, që shkruhet dhe flitet sipas normave zyrtare të pushtetit në fuqi.

-Si rrjedhoj, gjuha që nuk shkruhet dhe as kultivohet, dalë ngadalë del jashtë përdorimit si vlerë gjuhësor. Po kaq i rëndësishëm është dhe fakti se;

-Arvanitasit nuk e kanë të shkruar të folmen e saj. Mungesa e të shkruarit të një gjuhe, që ronë(ekziston) thjesht si e folur nuk të jep mundësi të shkruash një periodizim të historisë, mënyrën e të jetuarit dhe strukturat shoqërore e shtetërore, siç ka ndodhur realisht me gjuhën e Arvanitasve, por gjithësesi në vazhdimësi e folura Arvanitase ka lënë vlerat dhe thesare gjuhësore shumë të dobishme për historiografinë e gjuhës së folur në shekuj të Arvanitasve!.

Deri më sot, nuk ka asnjë dokument, apo dëshmi se:

-Arvanitasit të kenë bërë përpjekje për të krijuar një alfabet për të shkruar të folmen e tyre, ashtu siç bënë Voskopojarët në shekullin e 18-të, apo motrat Qirjazi në 10-të vjeçarin e parë të shekullit të 20-të me dy abetaret e tyre 1908-1909-të.

Ajo që duhet pranuar si apriori është se:

-Gjuha Arvanitase, e folura e saj nuk përbën një dialekt të mëvetshëm, si toskërishtja, apo gegërishtja.

“Megjithë goditjet nga pedantët e pushtetit në Greqi, arvanitëria e Greqisë vazhdonë në qetësi ecurinë e saj hisorike.”- 3

3-A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”, Tiranë, 2002, shtëpia Botuese-55.f,550

Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe linguisti gjerman J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprat e tij “Historia e gadishullit të Moresë dhe Elementi shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët që shikonte në përbërjen genetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm shqiptar.

Si e thash dhe më lartë, Arvanitasit në tërë historinë e vet dhe sot, nuk dinë(s’ kanë alfabet në gjuhën Shqipe) të shkruajnë, por ata e shprehin gjendjen shpirtërore, atë lirike dhe epike natyrshëm dhe me ndjenjë.

Tek Arvanitasit është ruajtur karakteri i tyre autokton në ato troje që janë dhe sot.

Jo vetëm kaq...

Këngët e tyre këndohen si dikur dhe ruhen ende traditat arbënore të këtij komuniteti, sidomos nëpër fshatrat dhe familjet(Hundri, Kacibardhi, Stenu, Seljaniti, Bellu, Manara, Turici) me rrënjë Arvanitase!


DASHURISË!-

Do pjenjë sajtën si e shkon vajza ditën

Vajza nat edit n’ argali Djali nuk e sheh me si me si

Jain vajza nat e dit për të drenjë sum prik

Do bënem gjarpr me pika ti shkone vajz ne sajta

Do bënem gjarpr i bardh ti shkoni vajz në mitar.


5-Vangjel Llapi, ”Antologji e Poezisë Arvanitase”, Shtëpia Botuese “JETA-AIR”,f-22

Ja ç’thotë Elena Gjika:

“Tek ta i gjithë zhvillimi përmblidhet tek poezia, të folurit bukur, tek këngët që transemntonin brez pas brezi lavdit e heronjve dhe tek fjala e bukur dhe ndikimin e fuqisë së tyre në jetën e shumë shekujve”. Siç thotë dhe një proverb tosk;

”dhe malet mund të lëvizin me një fjalë të vetme”(Leondios Lëeondiu)-5


6-A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shtëpia botuese, 55,viti 2002, Tiranë,f,388

Në ceremonin e marrjes së Çmimit “NOBEL” poeti Grek Odhisea Elitis u shpreh:

“Nga Arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më ka dalë për mbarë.”-6

6-Odhisea Elitis, “Fytyra e dytë”(bashkëbisedim i Odhisea Elitis me Andon Fostjerin dhe Thanas Niarhon), Revista “STILI 97”,Letërsi-Art-Kulturë-Shkencë, Numër.53-54, Shkup 2011, f,211


Fjalë kyçe:


Gjuha. e folura, Arvanitasit, arkaike, zhargon, grek, traditë, prejardhja, e vjetër, kumtet gojore, trojet.


* * *

Ka krahina, fshatra të tëra me arvanitas, si p.sh. Thiva, Teva, Poleponezi, Korinthia, Arkadia, Spata, Atikia, Eubea, ishujt Idra, Speca, Andro, Salamina etj. Nëpër këto vend banime, arvanitasit janë të përqëndruar në numër të madh. Gjuha arvanitase vazhdon të flitet edhe sot, por duhet hulumtuar një dukuri…

-Ajo e tkurjes e të folurit nga arvanitasit, që nuk e flasin si më parë.

Nga të dhënat gojore(por dhe sipas arkivave Greke, numri i Arvanitasve ishte::

1. Prefektura Athinës me 50 fshatra kishte 46.105 banorë në vitin 1907.

2-Popullsia e përgjithshme e arvanitasve në të gjithë vëndin(shtetin Grek) në vitin 1879 arrinte në 176.120 banorë dhe në 1907 në 236.707 banorë.

-Informacioni gjendet në linkun : http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005

“Një arvanitas i moshës mbi 40-të vjeç në këto vitet e fundit nuk përdor më shumë se 600 fjalë të gjuhës, të folurës arvanitase.

Kjo sepse nuk bëhet fjalë për shkollë, apo ndonjë shkrim të gjetur, të gjuhës së tyre. E folura arvanitase u pasurua në kohë vetëm duke huazuar fjalë nga gjuha greke, ky fenomen ndodhi që në kohën e Skederbeut, siç thuhet tek kënga “Moj e bukura More”!

Kjo ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e gjuhës Arvanitas, gjuha e tyre erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është sot...”-8 .Ndërsa, tek brezi i ri, fatkeqësisht po humbet ajo krenaria dhe dëshira e dikurshme.

8-Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, K&B,Tiranë 2005,f,32

“Në të vërtetë, po të studiojmë origjinën e heronjëve të kryengritjes së vitit 1821, do të shohim se shumica ishin Arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase, ashtu siç e flisnin gjyshrit tonë.”-9

9-Kastriot Kaçupi, “Kanari heroi Çam i Revolucionit Grek”, Milosao,Sarandë, 2002,f,11

Aristidh Kola: “Më parë në fshatin tim(Kaçkavel), kur isha i vogël, po mos të dije Arvanitika(shqip) miqtë dhe shokët të tallnin, të vinin në lojë, të injoronin.”-10

10-Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”f,17

Studiuesi dhe shkrimtari i madh Arvanitas Aristidh Kola ka aritur në një përfundim historik rreth prejardhjes së Arvanitasve në Greqi. Ai thotë:

“– Arvanitasit erdhën në shekullin 14, kur u shpërbë principata e Gjin Bue Shpatës, por ka pasur shumë valë të arvanitasve nga Arbëria, disa dyndje të mëdha në Greqi. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, erdhën në Greqi shumë, shumë arvanitas.”-11

11-Arben Llalla, libri “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar.”Shtëpia Botuese ARS-ZZ, Tetovë,viti 2007, f,78

Aristidh Kola, në veprën e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve” në kapitullin “ARVANITASIT E VITEVE PASKRYENGRITËSE NË GREQI”, f,548-551

Studiuesi A.Kola jep të tjera argumenta:

“Arvanitët janë hallka e hekurt, që lidh lashtësinë me elenizmin e ri”.po aty,”,f,550

Por, një përfundim i till është kundërshtuar nga shumë studiues të tjer dhe nga vet Arvanitasit.(kjo është një hipotezë që nuk duhet abuzuar, por duhet ende të hulumtohet nga historian dhe studiues/)

* * *

Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greqi poeti Evangjelos Andreu me origjinë arvanitas, në pritjen që i bëri kjo Qëndër Kulturore Europiane, poetit Ali Podrimja në Prill 2011 na tha:

-Zona e populluar me arvanitas autokton- PEANIA, që para më se 100 vjetëve quhej me emrin arvanite- si Lopsi.”(shiko dorëshkrimin)Poeti arvanitas E.Andreu na lexoi dy vjersha nga këngët Arvanitas që këndoheshin në Mesogjijo para dy shekujsh, poeti Andreu tha:

“Arvanitët janë grek shumë të lasht me origjinë shqiptare. Natyrisht sot jemi grek, por ruajmë me shumë traditën e stërgjyshërve!” Ky deklarim publik tregonë më së miri se, në masën më të madhe arvanitasit e quajnë vetën grek shumë të lashtë...



VAJTA NË PAZAR


Pulëza bën ve të bardha

Gjeli çë këndon

Të bukurat zgjon.

Vajta në pazar, bleva një delëzë

Delja tha qethmë mua

Pulëza bënë ve të bardha

Vajta në Pazar, bleva një pulëz.

Gjeli çë këndon

Të bukurat zgjon

Vajta në Pazar, bleva një ushëzë

Usha tha ngalkomë mua

Guçëza tha therrmë mua

Deleja tha qethmë mua

Pulëza bën ve të bardha

Gjeli çë këndon

Të bukurat zgjon.

Këto vargje janë kumtime, të folura me gojë gjatë viteve të hershme të cilat këndoheshin(fliteshin me një fjalor të mjaftueshëm), ose mbahen mend që gjithëseicili i përdorte gjatë bashkëbisedimeve) nga Arvanitasit para dy shekujve.

Fenomeni i lidhëses-që-e gjejmë kurdoherë në trajtën -çë- si bashkëtingëllore më e zëshme se–që. “çë”ja është- tradicionale e gjuhës së folur të arvanitasve në vite!

NJË GJITONJE

Një gjiton këte matanë

Ka një vajzë, një dardanë.

Ua kërkuam e s’na i dhanë

Le t’e pjekënë, t’e hanë

Ami ata s’pjekënë

Po neve na djegënë.

Shkova ande nga mëhallaj

U derth buça e do më haj.

Ua kërkuam e s’na i dhanë

Le t’e pjekënë t’e hanë.


Vargjet e mësipërme karakterizohen nga zanorja e hapur si tingëllimë(a-ja)”matanë, dardanë, i dhanë, e hanë dhe me zanoren e pazeshme(ë-n) në rrokjen e fundit pjekënë, djegënë .

Në vjershën e mësipërme gjejmë pjesoren e pashtjellueshme si; le t’e pjekënë, le t’e djegënë dhe prejashtimi i zanores të pazëshme-ë, zvendësuar me zanoren-e-(t’e hanë, t’e pjekënë)

” E folura arvanitase u “pasurua” në kohë vetëm duke huazuar fjalë nga gjuha greke, kjo në kohën e Skederbeut, siç thuhet tek kënga “Moj e bukura More”! Ky fenomen ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e popullit Arvanitas, gjuha e tyre e parë erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është sot..”12

12-Dhimitër L Gjoka,”Motive arbërore”,2007,f,139

KOLOKOTRONËT ME NAM!

Mi livadhët e Athinës,

Moj me spathja

Allakot’ ati suferindë,(tërbohej ati suferinë)

me birin, moj të Mesinës.

More hora mana shumë,(o vendi me mana shumë)

Pollje paljikarë me zuljmë,

Kollokotronëtë ljumë.-13


13-MOTIVE ARBËRORE, Dhimitër L Gjoka, Gusht 2007,f,15


Në këto vargje ndjej entusiazëm poetik, pse jo, do ta quaj dhe si fluturime poetike dhe pse me një leksik shumë arkaik!

Si në rastin e kësaj vjershe(dhe në tërsi)te të gjitha prurjet në këtë kumtesë janë gjuhë e folur, jo të shkruara sipas gjuhës shqipe në dialektin e toskërishtes në vitet e vonëshme. Po kështu duhet të pranojmë se;

-Traditat, ritet, këngët, tekstet gojore të valleve shumëshekullore të arvanitasve i kemi dhe si një jetësi të kulturës popullore që ruhen dhe janë trashëguar brez pas brezi tek Arvanitasit.

Karakteristikë e poezisë “Kolokotronët me nam” është ruajtja e tipareve arkaike. Pothuaj në të 7-të vargjet e saj, çdo lexues dhe me njohuri të kufizuar e asimilon lëndën e kësaj vjershe.

Qasja e –j-së para i-s i jep vargut intonacionin muzikor dhe metafora ka kuptimin e saj të veçant!


* * *

Për efekte analitike po sjell disa emra autorësh që na kanë prur fjalë të mirëfilli autokton më të moçme, apo monologe të përdorura si të folur Arvanitase arkaike. Ato na japin një tabllo të qartë të një të folure(si kumte) ardhur nga thellësia e shekujve dhe me sa duket, arvanitasit janë popull autokton në trojet e tyre!!

Gjatë leximeve të veprave të autorëve që kanë shkruar për Arvanitasit, kam ndjer se:

-Studiuesit e shumtë janë dashuruar me gjuhën e arvanitasve, me pastërtinë dhe trajtat e saj të bukura. Po shenjoj disa emra që e kanë qëmtuar dhe pasuruar fjalorin e të folurit e Arvanitasve.

1-Ja disa emra:

-Boçari, 2-Vangjel Lapi, 3-A.Kola, 4-Evangjelis Andreu


-Boçari brëtek(bretk, bretkosë), derkem(dergjem),gërthelë(gafore), shënetre(shëndre), menatë(mëngjes), marrësonem(marësirë), hej(hije),fufufajkë(kukuvajkë)

-Vangjel Lapi (fragment nga një këngë)

“Këtë botë tan e kemi/kësaj botë djelmë jemi/gjakun kemi derdhur/se kanë hjir i kemi djekur/derdhmë gjakun për Greqinë/neve i dham atë lirinë/Arvanitas të këndojmë/gluhënë mos ta harojmë/golme gol e betet jeta/bahet me keg e drejta.”

-Aristidh Kola: lasios(lesh),mis(miu),arura(arë),qion(qen), ronio(roj), ethir(ethe), alfiton(elbi), versi(vesa),theti(deti),kiro(korr), margos(marrë), tati(ati),nisos(nuse)

-Evangjelis Andreu-ushëzë(mushkë), guçëza(pula), buça(qeni), ammi ata(por ata), delezë(dele)

.”Jorgji piek derën’e Dhimitrit:Dhimitër flae akoma?

Dimitri: Ti, Jorgji, jë?-ndëlë-më një çiçkë: pce sgjëshurë.

Jani:-Nani mbë një: prit! Arrura.(u ngrit Dhimitri e hapi derën)-14

14-Në veprën, Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinhodit”, K& B, Tiranë 2005 gjenë mbi 30 faqe libri me monologe dhe dialoge nga e folmja arkaike e të folmes Arvanitase!,f(51-88)

Gjithçka paraqita më sipër, mua më thonë se; E folura(teksti i bisedimit gojor) Arvanitase ishte një e folur arkaike në dëshmitë, legjendat, traditat,, pasi dhe sot në shumë vendbanime të tyre nuk i gjenë në këto trajta.

Por duhet marr në konsideratë dhe ky mendim:

“Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka humbur. Tashmë, dihet: Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. Ajo është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës. Në qoftë se rritesh pranë gjyshit dhe gjyshes, ashtu siç u rrita unë, e mëson gjuhën arvanitase, sepse tata dhe mëma janë në punë të shumtin e kohës.”-15

15-Arben Llalla, “