top of page

Gjerdan i bukur kulturor...



Festivali FolklorikMbarëkombëtat "Ritet Pranverore” hap edicionin e tijtë 18-të në Kërrabë. Gjerdan i bukur kulturor i qëndisur nga Ilir Selbanë Krrabë Shkruar nga Caush Kullafi. Krraba, fshat në periferi të Tiranës, shtrihet mbi një pllajë ne vargmalet e Tiranës e deri në dukje të Elbasanit. Përgjatë rrugës që lidh Tiranën me Elbasanin, në të majtë, rruga të çon në qytezën e vogël të Krrabës. Fshati Krrabë indentifikohet me minierën e qymyrgurit, e cila, para viteve 90 –të, ishte një thesar për banorët e kësaj qyteze. Në Krrabë dhe në gjithë rrethinat e Tiranës zhvillohen veprimtari të pasura kulturore. Këtu janë të njohura vallet popullore që kërcehen në gjithë zonat e Tiranës. Krraba ka kostumin karakteristik të sajin që më parë ka qenë prodhuar në mënyrë artizanale në tezgjah. Reportazhi ynë mori shkas nga një veprimtari artistike e organizuar dhe mirëmenaxhuar nga drejtori artistik i ansamblit " Visaret e Krrabës" z. Ilir Selba. Pak ditë para zhvillimit të këtij aktiviteti më vjen ftesa se duhet të isha prezent në këtë event. E diel, 7 maj 2023. Në orët e para të mëngjesit nisemi për në Krrabë, bashkë me dy miqtë e mi, Shpëtim Bashmili dhe Gëzime Sinani. Udhëtimi në mëngjesin e asaj dite ishte relaksues, në rrugën gjarpëruese për në Krrabë, ku gjelbërimi na shoqëroi gjatë gjithë rrugës. Rruga ishte tërësisht e asfaltuar. Sapo afrohemi në qendrën e qytezës së Krrabës, u ndeshëm me tingujt e instrumenteve popullore të grupeve pjesmarrëse në Festivalin Folklorik mbarëkombëtar "Ritet Pranverore", festival që zhvillohej për çdo vit, nën kujdesin e bashkisë së Tiranës dhe njësisë administrative Krrabë. I mahnitur nga natyra e bukur e Krrabës, fshat shumë afër Tiranës, gjëndem përballë mikut tim, prof. Gëzim Bare, dhe drejtorit të shkollës, z.Xhemal Hoxha. Për të treguar mikpritjen e trevës së tij, Xhemali na fton për kafe. Biseda mes miqsh shoqërohej nga tingujt e bukur të muzikës popullore të grupeve folklorike, nga gjithë trevat shqipfolëse. Artistët zbrisnin grupe - grupe nga furgonëte tyre. Secili grup infdentifikohej me veshjen popullore të krahinës nga vinin. Iliri, organizatori i festivalit folklorik mbarëkombëtar kalonte nga njëri grupi te tjetri për t’iu uruar të pranishmëve mirëseardhjen. Organizatori i festivalit na tregon shpejt e shpejt grupet pjesëmarrëse në festival, si Ansambli "Zëri i Kosovës"Kosovë, "Dance Plus: nga BashkiaElbasan, “Tradita folklorike” e Kuçovë, Zëri "Shqiponja" e Tiranës, "Visaret e Krrabës" e Tiranës,Qendra kulturore Burrel,Qendra Kulturore Gramsh,Qendra kulturore Prrenjas,këngëtarii mirënjohur librazhdas, z. Hysni Hoxha, dhe shumë tëtjerë. Grupet popullore vërshuan drejt skenës, ku do të performonin numrat e tyre, me veshjet tradicionale të zonave nga vinin. Ilir Selba, orgsnizatori i këtij festivali, kujdesej në sistemimin e grupeve në vendet e tyre. Ai, në çdo moment, kontaktonte me drejtuesit e grupeve folklorike, për të treguar se ai ishte mikpritësi dhe lideri i këtij festivali. Nën tingujt e bukur të valles së Tiranës, prezantuesja Arjesa Zeneli, hap edicionin e 18 - të të festivalit folklorik mbarëkombëtar " Ritet Pranverore”. Performancë të shkëlqyer pati ansambli mikpritës "Visaret e Krrabës", bëhem kurioz dhe pyes Ilirin për historikun e këtij ansambli.Iliri i gatshëm dhe me atë buzëqeshjen e tij karakteritike, tregon me plot devotshmëri se këtë asambële ka ngritur vetë që në vitin 2004


me Muharrem Bakallin, Ledia Çullhajin, Arela Selbën, Xhemile Tafanin dhe Marsida Dedën. Daljen e parë në skenë ky ansambël e ka në nëntor të vitit 2004, në koncertin "Sofra Tironse" dhe në vitin 2005 në Ditën e Verës. Ky ansambël, vazhdon bisedën Iliri, ka të akorduara disa çmime nderi nga institucione të ndryshme. Ansamblimban titullin e lartë; “Mirënjohja e Qarkut Tiranë”.

Në vështrimin e kurorës së gjelbër të malit mbi Krrabë vazhdon rrjedhën e tij festivali "Ritet Pranverore". Nga skena e festivalit Ilri falenderon grupet pjesëmarrëse, të ftuarit, zv. kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Andi Seferi, Administratorin e Njësisë Krrabë, z. Lorenc Isufi, deputetin e perlamentit shqiptar, z . Xhemal Qefalia, drejtorin e OSHE - së Tiranë, z. Rezart Isufi etj. Një falenderim të veçantë Iliri pati për kryetarin e bashkisë Tiranë, z. Erjon Veliaj, për mbështejen e dhënë në realizimin e këtij festivali. Nuk mund ta fsheh emocionin që ndjeva për vlerësimin që më bëri Ilir Selba.

Interpretimet artistike në çdo performancë u duartrokitën nga publiku aty.

Jehona e maleve përrethpërcillte tingujt e muzikës populloredhe zërin melodioztë këngëtarëve. Këngët dhe vallet ia linin radhën njëra - tjetrës si gjerdan i harmoniziar bukur mbi kostumetpopullore. Artistët kosovarë performuan me eposin e shqipes së maleve që fluturon mes stuhive e paepur për të treguar se ne jemi një komb. Valltari i vogël nga Kosova Dielli Avdiu fluturonte si shqipe në valle.

Orët kalonin e ne nuk donim që ky festivaltë mbaronte.

Zëri i kryetarit të jurisë së festivalit profesor Ermir Dizdari krijon në sheshin e festivalit një heshtje me kuriozitetin se kush janë fituesët. Juria e festivalit, e përbërë nga prof Ermir Dizdari, BaftjarÇera dhe Gëzime Sinani, akordojnëçmimet për grupet folklorike.

Kupën e festivalit e mori Ansambli Dance Plus Elbadan, çmimin e dytë e morën Tradita Kulturore Kuçovë dhe Ansambli "Shqiponja" Tiranë, çmimin e tretë Qendra Kulturore Mat dhe këngëtari, Hysni Hoxha , kurse çmimi i karrierës shkoi për valltarët Shefqet Dervishi e Kapllan Bici.

Me akordimin e çmimeve u mbyll Edicioni i 18 - të i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar "Ritet Pranverore", festival që ka ideatordjalin nga Krraba, z. Ilir Selba.

Këngët dhe vallet e këtij festivali do na shoqërojnë në jetën e përditshme e në çdo moment do themi: Faleminderit Ilir Selba!

102 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page