
DERDHET GJAKU PËR LIRI
U mbush kodra e lëndina plot me varre, Toka e njollosur me gjak shqiptari, derdhet gjaku i të rinjëve, grave e fëmijëve, Nga dora gjakatare e armikut.
A jeni njerëz apo bisha? O gjakpirës Pa dhembshuri vët tytën e automatikut në gra e fëmijë, Zemrat tona po digjen flakë, janë të mbushura më urrejtje, Nuk ja falim gjakun, jo kurr nuk ja falim!
Çdo ditë arkivole të reja, nga krimet mizore, Çdo ditë nga një plagë në zemër, Çdo ditë presim një ditë të bardhë e të lirë, Të bashkohemi të gjithë i madh e i vogël.
Ejani shokë t'i mbrojmë vatrat tona. Ato na i lan gjyshat e stërgjyshat amanet! Jo Kosovën nuk e lëshojmë të gjall! Atdheu është i shenjtë, nuk ja falim askujt.
Ata ishin aty, ku thrriste zëri i lirisë. Ngjyrë gjaku i dhan flamurit! Mbetën të gjall për jetë e mot. Lavdi u qoftë, ndër jetë lavdia.