top of page

G O L E: Për Alqi Manon  dhe ....   

  • Aug 6, 2025
  • 1 min read

G O L E

-------------

Për Alqi Manon  dhe ....                                            

Mbrëmje pa turbullira 

rrofshim o mik,

pa të këqija,

verë nga e dëlira jetë

jetë nga vreshti ynë 

do pijmë ende 

me pak dritë e frikë 

trallisjeve tona 

gjer tek të qindat.

Oooooo, të njëqindat...

tymëra, plasaritje 

cak më cak, 

rrofshim edhe ca 

mbrëmje pa drithma

me dallgë sa më të lehta 

me tehe të butë nga dimërat

me më pak trazime, miku im Alq.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page