FYERJA E MIKUT
- Jul 23, 2021
- 1 min read

E prita me ato që ka shtëpia: Pak djath, dy vezë, tri kokrra ullinj, Nuk mungoi në trapez as rakia, Një shishe e ktheu vetëm ai.
Më e bukura është që e mbushte gotën vetë, Piu sa nisi prej qejfit të qajë, Kur iku takoi një njeri në qytet, I tha për mua: më dehu maskarai.









Dushk për gogla, -thotë një fjalë e urtë.