top of page

FUSHA



Dielli i veshi fushat me flori, Barin e shtëpitë e shpërndara, Kërkoj një cak, por më huton Përmasë e saj…


Tani shkoj fushës e dua të kap, Mungesën që më tundon Pamje pas pamjesh ajo ngjall, Delirin e një pasqyre të ngrohtë.


E dashur për sa të afron, Shtrihet gjer në pafundësi, Kallaj i gënjeshtrës diku kullon Në vrapin kohës,që të ndalet s`di.


Dhe tutje një vetull kodre Vihet mbi sy të panumërtëve kallinj, Hambar është ajo ,zë i ngrohtë force, Bujari…

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page