top of page

Ftesë për njohje


Vaso Papaj


Unë s’u takoj ca poetëve të kohës së shkuar, Fshehur aty, pas vargjesh të lëbyrta dashurie. Më mjafton zemra, Për t’i kuptuar e vlerësuar Në janë shpirtra lirie, O ledhatarë të një kohëmbetje inercie.

Unë s’u takoj poetëve të kohës së mëkatit, Udhëtar i një anieje pa busull, Dorëzuar në mëshirë të fatit. S’u takoj më as zhelanëve modernë, As pashallarëve të rinj. Ndaj zëri s’më mungon e s’dyshoj Se Zoti do t’ma marrë këtë rrëfim Për ceitnot në dashuri.

Zgjohem brenda një ëndrre, çdo mëngjes E rrotull më vjen trishtimi. Po kurrë s’mund të jem një indiferent i pashpresë, Ndonëse çdo ditë po më humbet durimi. Se s’jam njeri me mendje fikse, S’i takoj kohës së delirit të shkëlqimit të rremë, Demokracisë postkomuniste.

Atëherë… Mos, vallë, i takoj kohës së shtërngatës, Shkruar mbi kallot e pëllëmbëve me të zezë? Mos pëllëmbët m’i ka gërryer Frenimi i mandrinos turneve të natës Dhe rob i asaj kohe dashkam viteve të mbesë?...

Jo, jo… S’i kam takuar kurrë gënjeshtrës Dhe më trishton mungesa e dashurisë për njeriun. Veç sinqerisht, më bën të qesh hidhur trishtimi, Ndaj s’do të lodhem kurrë t’u ul perdet e teatrit-kohë Spektatorëve të shastisur Pas projektorësh e trukesh aktrimi.

Jam ky që jam Po s’bëj pjesë n’atë kohë, Që t’i mësonte të gjitha prapësitë, Veç asaj, të qenit njeri. Të mbesja pjesë e turmës doja, Paqen aty ta kërkoja, Pa ëndërruar kurrë të bëhesha gjeni.

Ndaj S’u takoj as atyre që bota i quan asketër. Një ditë s’e kam ndrruar numrin e celularit. E në më telefonofshi, Bëjeni këtë thjesht: Me dashurinë e madhe Të një kohe, që më s’hesht.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page