top of page

FTESË - ME LIBRIN PËR LIBRIN


FTESË - ME LIBRIN PËR LIBRIN

TË DASHUR MIKE DHE MIQ, NË DATËN 27 TETOR, NË ORËN 16.00, NË TEMPULLIN E PAQES ( AMBASADA E PAQES ), JU FTOJ NË PARAQITJEN E DY VËLLIMEVE ANTOLOGJIKË - MIRËNJOHJE PËR “ZËRAT QË MË NDJEKIN…” NJËHERËSH JU FALENDEROJ ME RESPEKT DHE DASHURI PËR PJESËMARRJEN TUAJ! - PËRGJITHMONË, ILIRIANA

KJO VEPRIMTARI KA MBËSHTETJEN NGA: - AMBASADA E PAQES - BASHKIA ELBASAN - PREFEKTURA ELBASAN - QARKU ELBASAN

VO: Adresa- AMBASADA E PAQES RRUGA KUVAJT, pranë Xibrakut, TIRANË.

MIRËNJOHJE…

Jam lindur nga prindër të zakonshëm, (pavarësisht diplomave të tyre jashtë vendit…), që me thjeshtësinë e tyre mëkuan te unë dashuri të pafundme . Kësisoj, më ndoqi nën lëkurë e brenda shpirtit dashuria dhe mirënjohja pa asnjë kusht, deri në pabesueshmëri në ditët e sotme… Meqenëse ende jetoj që nga shekulli i kaluar, kur modestia ishte virtyt i lindur dhe i trashëguar, më duhet të kërkoj ndjesë për ditët e mia, sot, përballë kohës dhe individëve, të cilët me shumë dashuri dhe përkushtim më kanë dhënë kaq shumë vlerësime publike, sa më është dashur të fshihem brenda mureve të ngurta të “kështjellës” sime, sa shpesh e ngashërej veten brenda lotit tim, që nuk dal dot nga kjo “kështjellë”, për t’ju falenderuar siç dua vërtetë… Gjeta një mënyrë për të qetësuar veten dhe për të përcjellë te fëmijët e mi dhe brezat e ardhshmëm Virtytin UNIVERSAL që i jep PAQE, DASHURI dhe PËRJETËSI të gjitha miqësive dhe marrëdhënieve midis kolegësh. Është vetëm një Fjalë - MIRËNJOHJE. NJË FJALË, ku peshohet jeta e virtytshme e secilit. Një fjalë që nuk kushton, por ka një vlerë të paçmuar. MIRËNJOHJE PËR JU, MIQTË E MI! Ju falenderoj, më shumë se sa vetëm me shpirtin tim, të gjithëve ju, pa moshë, pa gjini…, që edhe me një fjalë të vetme, më mbajtët si emër të përveçëm në vlerësimin dhe miqësinë tuaj! KJO ANTOLOGJI ( në dy vëllime dhe në proces vëll.3), ME KRIJIMET DHE JETËN TUAJ, ËSHTË MIRËNJOHJA IME PËR JU! Dhe jo vetëm. ËSHTË MIRËNJOHJA DHE RESPEKTI I NDËRSJELLTË I KOLEGËVE NËPËRMJET VLERËSIMEVE QË KANË BËRË PËR KRIJIMTARINË TUAJ. ~~~ Një ditë, “streha” ime e përjetshme, nuk do të më kërkojë as vizë, as biletë, as tituj, as trofe…; ndërsa mua, edhe e ikur, do të më duhet ta dërgoj shpirtin te të gjithë ju që ma “strehuat” me aq Paqe, me aq Dashuri, PËR T’JU BEKUAR PAFUNDËSISHT…

Iliriana juaj, me fjalë të thjeshta dhe Mirënjohje pa kufi… ( Më falni, kaq mbante cel.për shperndarje. I/e mirëpritur është kushdo që ka dëshirë dhe mundësi…)





58 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page