top of page

Fluturimi drejt ënd'rrave


Ildije Xhemali

( Marrdhënia: prindër-fëmijë) Kujdesuni për prindërit sa janë gjallë

Orët e ditët po ikin Dhe jan' gati për fluturim Në prag shikimtretur Nëna rri, sheh me trishtim

"Tani e panjohura më pret Kush t'më ndihmoj nuk ka Të lumtur jemi ne, o njerëz Pranë nesh, e shtrenjta mama"

Sa ka jetë, sa ka fuqi Për ne tretet, shkrin, kullon Na mbulon me dashuri Gjersa dimri ulur në gji

Fytyrën e ëmbël ia kujtoni Plot mall e nostalgji Gjall' sa është mbulojeni Përkujdesje, dashuri!

Nën', baba mos i qani Kur me ju, në pleqëri Kohë e mjaftë e t'i shani O mbuluar n''DASHURI.

Përmbledhja me poezi "Petalet e shpirtit "

20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page