
Fllad pranveror me vargje
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Dhe i thashë... Dhe i thashë:-Je e mrekullueshme,
Dhe i thashë:- Të dua! Por më"hëngri" gjarpërushja, Se më"kafshoi" mua. Eh, se ç'vajti atë ditë, Mars qe,pranverë Seç m'u hodh mikja në grykë Mbeta lylyver. Tani unë u bëra tym Tym më del nga koka Sado qe e zjarrtë,kaminë, Në krah e marrë"hopa". E marrë"hopa" dhe më tej Se ç'ndodhi,pastaj... As mos prisni të dëftej Se s'e kam kollaj.
2.Letër për një mike
Vërtet që ne shiheshim rrallë:
Unë në fshat dhe ti në qytet
Por takoheshim me mall
Sado që ndodhte fsheht!
E fshehta rrinte thellë përbrenda
Larg prej syve të botës
Si zokth të dyve na dridhej zemra
Na luante çarku i kokës.
Kur ne u njohëm,qeshë mesoburrë
Dhe ti po goxha zonjë
Por atë çast s'e harroj kurrë
Po si vërtet ta harroj?
SE nisëm e shkëmbejmë sinjale,
Sinjale që qenë të fshehta
Sinjalet u"trashën",të mbytur malle
Dhe kjo është e vërteta.
3.Ti
Ti je e lirë si zogu i pyllit Unë i "prangosur",sado pa pranga; Sa nuk më ikën delli i syrit, Sado që jam me flokë të bardha. E kam humbur pusullën,sado sytë kam në ballë Sytë i kam në ballë dhe mirë shoh. Ata sytë e tu sa nuk"më hanë" të gjallë, Dridhem tek i shoh dhe bëj"obobo!". Qëkur ty të pashë,e humba qetësinë Dhe vij vërdallë dhe veç hamendësoj O zogu i pyllit që me pashë ke lirinë, A e di që unë,kokëbardhi, të dashuroj? Kjo ndodh se para të bukurës,bie në gjunjë E humb pusullën dhe bëhem si i dytë Ndaj nga mendja jam krejt rrëmujë Qetësohem e kthiellohem,po të puth sytë.
4.Turbullim
Buza jote aq sensuale,sa takoi buzën time Më dha një nxehtësi vale si të ish furrëkamine. Trupi yt aq i drejtë si të ish një bredh alpin Sikur më futi"dreqtë" dhe u bëra turbullimë. Jamë bërë tym dhe nuk shikoj, se buisi dhe pranvera Po më keq më turbulloi se sikur më pickoi"bleta" Dhe i turbull, i bërë tym,kërkoi "bletën" që më hëngri Turbullim,turbullim,por ky sot qe më i ëmbli. Në këtë fllad pranveror mbushur lule e gjelbërim Vjen takimi dashuror:made in turbullim! Turbullimi i bekuar që mban vulën e këtij marsi Kurrë nuk ka për t'u harruar,si kujtim do na ngasi.
5. Fryu erë e marsit Fryu erë e marsit,pemët ngarkuar me lule Si t'ia bëj ARSIT që kërkon"pekule" Arsi,mikja ime,kohë kam pa parë * Mbushur me kujtime(veç kujtimeve,mall). Ishte një ditë marsi,si tani pranverë Erdhi tek unë ARSI,ka kohë,atëherë! Dolëm në lëndinë.mblodhëm manushaqe Në atë takim,i puth gushë e faqe. Fryu sot erë e marsit,m'u bë si atëhere Sytë ia putha ARSIT atë ditë pranvere Për ARSIN këto vargje që s'e di ku është Për ty, o moj ARSI,mendja ma bën"fësht"! * emri ARSI është përdurur për rimë dhe çdo përkim me këtë emër është vetëm rastësi.
Tiranë,20 mars 2023
תגובות