![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_2b011acbd57d4c64b126f48a243900fd~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_2b011acbd57d4c64b126f48a243900fd~mv2.png)
Largoi Pochettinon, Chelsea kërkon ta zëvendësojë me një strateg gjerman
Largimi i Mauricio Pochettino-s nga Chelsea ka vënë në lëvizje drejtuesit për të gjetur një trajner të ri. Në majën e listës së dëshirave, për momentin, ndodhet Hansi Flick, ish trajneri i Bayern Munich dhe përfaqësueses gjermane, por në Spanjë, Flick lidhet edhe me një kalim të mundshëm në Barcelonë, për të marrin vendin e Xavi Hernandez.
Gjithnjë sipas mediave, edhe dëshira e vetë Flick është të drejtojë Barcelonën. Sigurisht mbetet për t’u vendosur përfundimisht e ardhmja e Xavi Alonsos, por deklaratat e tij kundër drejtuesve të klubit vështirë se mund të kalohen në heshtje nga Laporta.
![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_b5e93ba70e124b7589f3b950a0063cf2~mv2.jpg/v1/fill/w_640,h_360,al_c,q_80,enc_auto/a48dbc_b5e93ba70e124b7589f3b950a0063cf2~mv2.jpg)
Comments