Miqtë e mi dhe dashamirësit e shkrimeve të mia, librave dhe krijimtarisë sime, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ju prezantoj librin tim më të ri „Flamuri im“.
***
Krenohuni me flamurin e shqiponjës dykrenore dhe simbolikës së gjakut të derdhur. E kuqe, krahëhapur dhe dykrenare. Një flamur që garanton udhën, jetën, rrënjët, paqen, lirinë, sfidat e mjaft të tjera. Për atdhetarë, shqiptarë, burra dhe gra, të moshuar e të rrinj, për të gjithë, si unë dhe ti.
Krenohu me Flamurin, bija ime, djemtë e mi! Dëgjjoni zërin e tij në shekuj, valëvitjen etij, gjuhën e tij, se aty është historia, kënga, loti, britma dhe oshëtima, progresi dhe trashëgimia, e qara dhe ninulla, e ardhmja dhe fëmija, ajo që ndajmë në sytë e Tjetrit. Flamuri ynë kuq e zi nuk pasqyron vetëm të kaluarën, bijtë e mi, por qëndron për shumë më tepër, në lartësinë e e tij, edhe pse disa herë e në disa raste e kanë tentuar pët ta nëpërkëmbur, e shkelur, e sakatuar, e masakruar, e keqtrajtuar... Dhe në këtë epokë të madhe të fatit të shqiptarit, Flamuri ynë valon e valon, duke iu lutur Zotit, që shqiptari dhe udha e tij të kenë dritë, edhe në ato skuta ku gjithnjë u qaset erresirë.
Flamuri ynë ende fluturon në ballë të dhimbjes, udhëheq lëvizjen përpara drejt vetëintegrimit, dhe aty është bekimi i gjithësecilit, djersa, mundi, dashuria dhe e gjitha që e ka karakterizuar shqiptarin që në lindje. Aty është shqiptaria.
Vazhdon…
***
FLAMURI IM!
Nga Fatmir Terziu
Më bëj emblemën tënde,
duke më mbështjellur me frymëzim
mblidhmi ngjyrat më të mira
le të shihen
përmes veprave dhe vargjeve të mia.
Më bëj molekulën tënde, Flamuri im
më lart nga shtyllat e Babilonisë,
më shpurpurit me valëvitjen tënde me qëllim,
jam shpirti yt,
palitja e erës që përgjithmonë zgjat.
Më bëj himnin tënd
me të vërtetën mbi fjalë që duken aq të qarta
më këndo me zë të lartë dhe të vërtetë që merr dhenë,
këndo gjithmonë për të gjithë për të dëgjuar:
“Duaje Atdhenë, si shqipja folenë!”
Më bëj besimin tënd,
premtimin e strukur memorjeve të stërgjyshërve
bashkërisht të mbajmë gjithmonë
Emrin e pavdekshëm, të shkruar me ar,
m’a shkruaj me zemër e bardhësi atje lart:
“Jam krenar që jam Shqiptar!”
Më bëj palë me dashurinë tënde
strehëza ku nuk dallohet nata dhe dita
një strehë e sigurt për t’u kthyer mbi vargjet e një kënge
me fatin më të Shenjtë të arbërorit u rrita.
Ose thjesht ...
Më bëj dikush ..., thjesht Njeri
të të meritoj të më mbash në gji ...
Kështu që të paktën e di që unë ekzistoj
më bëj një dikë të thjeshtë në jetën tënde,
më bëj pjesë e Hymnit, pjesë e kësaj kënge,
jo vetëm një emër në një listë të harruar,
nga rrënjët Ilire, në atë mrekulli, mbi atë truall,
më zgjo me ninullën e nënës sime të shtrenjtë
edhe pse jam i mërguar!
*******
MY FLAG!
By Fatmir Terziu
Make me your emblem,
enveloping me in inspiration
collect the best colours
let them be seen
through my works and verses.
Make me your molecule, my Flag
above the pillars of Babylon,
tickle me with your purposeful fluttering,
i am your soul
the wind that lasts forever.
Make me your anthem
with the truth about words that seem so clear
sing to me loud and true that you get the data,
always sing for all to hear:
"Love the Motherland, as Albanian is spoken!"
put your trust in me
the promise of the memories of the ancestors
together we always keep
The immortal name, written in gold,
write to me with a heart and whiteness up there:
"I am proud to be Albanian!"
Match me with your love
shelter where night and day cannot be distinguished
a safe haven to turn to over the lines of a song
with the most sacred fate of the Arbërian I grew up.
Or just...
Make me someone..., just a Man
I deserve you to hold me...
So at least I know I exist
make me a simple someone in your life,
make me part of the Hymn, part of this song,
not just a name on a forgotten list,
from Illyrian roots, in that miracle, on that land,
wake me up with my dear mother's lullaby
even though I am an exile!
Comments