top of page

Fjala e Lirë enciklopedi e Shqiptarisë


Vedat Shehu (Prof. Dr. Ing. Gjeolog)

I dashur dhe I nderuar Fatmir Terziu,

Kam kosideratë të lartë për juve, jo vetëm se keni botuar disa herë shkrime për Teorinë time, por dhe që gazetën tuaj Fjala e Lirë e keni bërë enciklopedi të Shqiptarisë.

Edhe ky shkrim konçiz i juaji për bllokimin e popullësisë së tre kontinenteve i shërben Shqiptarisë dhe, me këtë rast, unë dua të shpreh arsyetimin tim me logjik konsekuante shkencore që në forma të ndryshme e kam paraqtur nëpër komente të rastit.

Alarmimi i pazakontë ndaj kanosjes së ketij virusi te shpallur “pandemik” që ka mbyllur ne shtepi mbare njerezimin, sigurisht edhe ne te dy, edhe me thirrjet “mos bëni panik” e stimulon alarmin. Aktualisht, Coronavirusi egzistent, mua me ngjanë sikur eshte bërë rrezik nga vetë ne, sic Kleri mesejetar tmerronte me sajimin e shpirtit të keq që Djalli e fuste te njeriu i keq qe pas vdekjes bëhej gjoja lugat, dhe, kleri organizonte hapjen e varrit dhe djegien e kufomes me gjithe shpirtin e keq qe gjoja “jetonte” brenda në të. Mua më duket, qe tani, që keto besime janë zbehur, me marifete, jane perseritur në mënyrë pseudo-shkencore me sajime te ndryshme edhe me teorizimet e “UFO”ve. Pra, kjo Pandemi ka krijuar të lë përshtypjen se ka krijuar nje panik sikur Token e bombardojne pushtueset e kozmosit, kur është, në sytë e mi, nje fllucke sapuni, eshte thjesht epidemi ndaj te ciles pergatit mjekesia kurimin si semundje, vaksinimin si parandalim dhe keshillat e ditura per kujdesin e masave higjenike te mirenjohura pa shpallje masash te tilla paniku me thirrjen fallco “mos beni panik”.

Prandaj ju andej, dhe, une ketej, nuk duhet te shqetesohemi fare, as per vete, as per familjen e zgjeruar femijte dhe niper e mbesa, se rreziku eshte aq sach eshte nga cdo semundje ngjitese.

Pra, une e te mite jemi mire duke ndjere izolimin si urdher, jo si rrezik. Vajzat, te dyja jane kthyer ne shtepi deri nga Maji dhe vazhdojne leksionet me lidhje elektronike. Po ashtu ime bije dhe dhendri vazhdojne punen me lidhje elektronike. Edhe nipi im ne Tirane eshte mbyllur ne shtepi bashke me Prinderit.

si të gjithë në Shqipëri.

Po theksoj, se unë kam analizuar dhe arsyetuar gjendjen dhe përvojën nga gripet epidemike e jo-epidemike të së kaluarës dhe kam arritur në konkluzionin, që mjekët veprojnë në mënyrë burrokratike stereotipe për të vërtetën që antibiotikët nuk verprojnë mbi viruset dhe nuk i përdorin. Përkundrazi, onkluzioni i arsyetimit tim është ky: Antibiotiku duhet përdorur tek i prekuri, nëse masat e njohura anti-grip nuk kanë bër efekt dy ditët e paar, menjëherë ditën e tretë. Antibiotiku nuk përdoret kundër viruesit, por kundë pasojave të virusit, sepse viruesi duke shkatruar qelizat, nga një anë dobëson organizmin, imunitetin dhe krijon kushte që të zhvillohen mikrobet e sëmundjeve të tjera; antibiotiku, nga një anë izolon mikropet, nga aa tjetër rrit aftësinë e mos-prekjes së qelizave nga virusi. Kështu ndalet rëndimi i të prekurit që të mos kalojë në gjëdje të pashërueshme prej infeksionit dhe mund të vdes, jo nga virusi, por nga infeksioni gjalleruar brenda organizmit prej demeve nga vrusi. Mjekët duhet të veprojnë menjëherë dhe jo me vonesë kundë infeksionit të shkaktuar nga veprimi i virusit..

Po te ve ne dijeni, sigurisht edhe të tjerët, se une sapo kam filluar te perpiloj nje variant te ri per menyren si eshte realizuar evolucioni i kater-gjymtyreshve me pese gishta: jo si teoria standarde dmth jo keshtu: peshq-bretkoca-zvarranik-shpend; mandej zvarranik-gjitare dhe nga nje trajte e nje dege e primateve pa bisht u zhvillua dega e specieve te majmuneve pa bisht (shinpaze, gorilla, etj) dhe speciet Homo Njeri -> njeriu modern.

Une: fakti qe si kembet dhe duart e njeriut kane gishta, sikurse te të gjitha kafshët, është argument i pakundërshtueshem se 5 giahtat si ne gjymtyrët e para dhe të prapmet nuk janë zhvilluar për ecje; kanë pas vetëm funksion kapës dhe evollucioni nuk mund te ndodhte ne menyre lineare duke evolluar gishtat nga bretkoca deri te njeriu, se nuk mund te ishte te bretkoca funksioni kapes i gishtave te duarve si dhe nuk mund te evolonte goja e bretkoces ne goje te zvarranikeve, si dhe nuk mund te evolonte goja e zvarranikeve ne sqep shpendesh dhe kembet e para te zvarranikeve ne krah fluturues dhe as kembet e para te majmunit pa bisht ne duar njeriu.

Si konkluzion; vertebroret fillestar, sipas orientimit ne mjedise te ndryeshme u diferencuan ne pa gjymtyre, me flatra për notim dhe me gjymtyre me gishta. Gjymtyret, si te para dhe te pasme nuk mund te zhvilloheshin me gishta ne qofte se vertebroret primitiv perpiqeshin te ecnin; perkundrazi prirja per kapje kushtezoi formimin e gjymtyreve, si te perparme dhe te prapme, me nga pese gishta.

Evolucioni u realizua duke u pershtatur gishtat e gjymttyreve per ecje ne orientimin e ndryshem ne mjediset per te zgjedhur ushqimin. Keshtu, kur te kater gjymtyret u pershtaten per ecje u zhvilluan katerkembeshit e grupeve te ndryshme, kur, ne. nje atmosfere shumefish te dendur, gjymtyret e para u orientuan per fluturim, u zhvilluan shpendet dhe kur midis katergjymtyreshve, nje kafshe pershtati per ecje vetem gjymtyret e pasme dhe te parat nuk i perdori asnjhere per ecje, por vetem per kapje, u be kafshe me ecje vertikale me dy kembe, dhe me veprime te nderlikuara me duar qe pershtati ndryshe nga katerkembeshhit. trupin, gjoksin, kurrizin, qafen, koken, fytyre , gojen, gjuhen, formimin e organit te zerit, zhvillimin e trurit, u bë kafshë dykëmbëshe që fletë dhe manipulon gjymtyrët e para që nuk janë këmbë, po duar, gradualisht kombinimin e perfytyrimeve me tingujt e zerit formimin e gjuhes dhe zhvillimin e arsyetimit; me ne fund perfundoi ne nje dege speciesh e njohur si dega Homo e ngjashme me degen e majmuneve pa bisht qe gjymtyrët e para ruajne komplet orientimin kapes në një nivel të ullët, por jane pershtatur edhe per ecje.

Keshtu, kafshet parardhese te shpendeve dhe njeriut, gjate evolucionit, nuk iu ka dal kurre nevoja, qe gjymtyret e para ti orientojne per ecje, prandaj nuk evoluan si kembë.

Shpresoj kete teori, si plotsim i nje kapitulli te munguar ne Teorine time teTokes qe Rritet, t’a perfundoj per 10 muaj dhe tua dergoj se mbase e shini të arsyeshme t’a botoni.

Me konsideratë të lartë.

Vedat Shehu

(Prof. Dr. Ing. Gjeolog)

45 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page