top of page

„Fjala e Lirë“ dhe Terziu, po bëjnë historinë e Shtypit të Lirë, në këtë shekull të shqiptarëve.

Updated: Feb 3, 2021


„Fjala e Lirë“ dhe Terziu, po bëjnë historinë e Shtypit të Lirë, në këtë shekull të shqiptarëve.


Illo Foto


Kur jam njohur me portalin "Fjala e Lirë", jam thelluar me kërkesën e thjeshtë. Kam pasur dëshirë ta mësoj, kush e drejton, si dhe me cilat mjete financiare. Përgjigjen e kam marrë nga praktika e zhvillimit të këtij portali të rrëndësishëm të Diasporës shqiptare.

Të tërëa proceset e komplikuara të shkrimeve, korrigjimeve, redaktimeve, botimeve, rregullimeve, përshtatjeve e të tjera, i kryen një njeri i vetëm. E ai është shqiptari i devotshëm, i ditur dhe i mirëedukuar në Perëndim, Prof Dr Fatmir Terziu.

Si, e qysh?! Këtë e di vetëm Ai. Ai i ka dalë zot kësaj pune fisnike dhe të komplikuar e mjaft të kushtueshme.

Një përkushtim të ngjashëm, por jo të krahasueshëm e kam gjetur në Shqipëri. Atë e kam gjetur me Faik Labinotin dhe Ndoc Kodhelin. Këta dy shqiptarë të përkushtuar, lëviznin nëpër Shqipëri, me një makinë shkatarraqe për të nxitur specialistët të shkruanin në shtypin bujqësor të kohës.

Këta dy burra bënin shumë. E bënin këtë për të mbajtuar gjallë shtypin bujqësor. Shtypi bujqësor i asaj kohe ka qenë më pak i politizuar. Kjo, pasi shtypi tjetër ishte krejt propagandë. Faiku dhe Ndoci mundoheshin të evidentonin njeriun e thjeshtë. Njeriun sa më pak të poltizuar. Ia kishin arritur, sepse në shtypin bujqësor nuk shkruanin Byroistët.

Natyrisht, nuk mund të krahasohet puna e Faikut dhe Ndocit, me Terziun, sepse të dy të parët kishin një ndërtesë madhështore, me personel të shumtë dhe të shumtë profesioneve, mund të kishte ndoshta 50 njerëz.

Terziu është i vetëm. Si i tillë ai kryen mbase dyfishin e volumit të SHPG të Faikut dhe Ndocit. Terziu mbetet duke iu përgjigjur kërkesave të larmishme dhe në përmasa të mëdha, që vijnë nga Diaspora dhe Atdheu.

Fjala e Lirë“ dhe Terziu, po bëjnë historinë e Shtypit të Lirë, në këtë shekull të shqiptarëve.


90 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page