
Rizah Sheqiri Dy poezi për babain
Rizah Sheqiri
Kur babai u largua nga kjo jetë
__________________________
Me vuajtje të tmerrshme vërtetë
e mbylli edhe kopertinën e fundit të enciklopedisë së dhembjeve jetë;
Lufta e parë botërore
Me gjithë barbarinë
Para se të vinte në jetë
Ia vrau gjyshin përrallën dashurinë.
Lufta e dytë botërore
Pamëshirshëm e me shumë mizori
Ia ndali përgjysmë rritën e la jetim
Ia vrau babanë dhe të dashurën fëmijëri.
Lufta kjo e fundit
Fëmijët dashurinë e shpirtit ia treti nëpër botë
Në ankth e pritje në vuajtje e dhembje mallplot
As edhe me pak rreze të lirisë
Nuk mundi t’i shërojë plagët
nga ndarja e shpirtit të dashurisë
Në vuajtje e dhembje përtej durimit Kërcënuar me frikën e ankthtë të trishtimit Kurrë s’e humbi shpresën e besimit:
Në dritën e diellit në fuqinë e bashkimit
Dhe ashtu duke vuajtur ngadalë e qetë
e mbylli enciklopedinë e dhembjeve - jetë
Po syhapur iku në botën e amshimit
Me dëshirën për të parë dritën dhe diellin e marrëveshjes dhe të bashkimit

26.01.2022 Rizah Sheqiri Fjala e fundit e babait ___________________ Babai im heret si fëmijë mbeti jetim U mbshtoll në vuajtje në vetmi e pikëllim Që ta përballonte luftën e egër ashtu vet U detyrua të mësojë shumë në shkollën jetë Dhe në kopsht mbolli e shartoi shumë pemë: Dimrave të egër në degët e tyre bëri shtëpiza - çerdhe zogjsh Pranverave pemët u mbushën me lule e nektar për bletë Verës kur bënte vapë të gjithëve u ofronin pushim nën hije E vjeshtave të gjithë të gjallët i shijonin frutat e tyre me shije Babai im gjatë gjithë jetës na dha këshilla për mirësi dhe në ndarje në fund të jetës na e i la këto porosi: Gjithë të uriturve kushdo e kudo qofshin pa dallim në emër deri sa të ngopen jepuni aq sa keni bukë e kripë e zemër Për të lodhurit e të eturit që të shuajnë etjen e urinë hapni kroje që rrjedhin e s’shterrin kurrë në asnjë stinë Urtësinë durimin mirësinë respektin miqësinë... Kultivoni e lartësoni gjithmonë e gjithkund Duajeni dhe ruajeni përjetë dashurinë! Fjalët lamtumirëse që na i tha në fund. 1.2.2022
Comentarios