top of page

Fjala


Fjala Astrit Lulushi “Mirëdita!”, përshëndeti George W. Bush në parlamentin shqiptar, dhe shqiptarët u ngazëllyen, por vetëm për një çast, pa kapur bukurinë e fjalës që çdo mëngjes u kalon nëpër gojë. Sa shpejt harrohet efekti i momentit të parë?! “Mirëdita”, që presidenti amerikan tha si fjalë të parë, kaloi fillimisht në mendje dhe doli pasi u përpunua, çka tregon një mendje analitike dhe etje të jashtëzakonshme të njeriut për përgjigjet e pyetjeve të heshtura, të cilat zgjojnë interesin e fortë për të eksploruar çështje, filozofi dhe madje edhe mistik; fjala e parë zotëron qartësi dhe këmbëngulje në kërkimin për të vërtetën; me dëshirë për njohuri midis iluzionit dhe realitetit, ku shqiptarët sot notojnë. “Mirëdita” e pajis njeriun me këtë dëshirë të brendshme për daljen në ditë a dritë për të ndihmuar dhe u kujdesur për vete, për njerëzit që do, shtëpinë, familjen, për t’i bërë sa më të rehatshëm dhe të sigurt. Dashuria për miqtë është burim kryesor i lumturisë dhe nganjëherë i pakënaqësisë, kur miqtë të zhgënjejnë. Por s’ka gjë. Dëshira për të ndihmuar të tjerët është aq e fortë sa shpesh njeriu e gjen veten duke sakrifikuar nevojat personale për dikë tjetër, dhe ndonjëherë mund ta teprojë, duke u përfshirë thellë në jetën e të tjerëve. Fjala rrezaton energji dinamike dhe efikase. Me ‘të njeriu kontrollon veten dhe duket më i aftë, përndryshe pse duhen intervistat a bisedat, që shpesh zgjaten?Fjala shpreh guxim dhe përpjekje përballë vështirësive; dhe i bënë të tjerët të mendojnë se nuk do të tërhiqesh. Njeriu vishet në mënyrë dinjitoze dhe korrekte, duke u kujdesur për detajet e pamjes, por është fjala që kryen funksionin e parë.



12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page