Fitnete Bashota Krasniqi: NE ISHIM
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 1 min read

NE ISHIM
Ne ishim me plot ëndërra E zemra qepte shpresën'
N'gishta numeronim ditet e trishta
Që nga zjarri u djegën u tretën!
Ne ishim t'bushur me plot lumturi E kokën nuk e kthenim mbrapa'
Dashuria jonë pelegrinte prekte qiellin
Dashuria jon mbushi kopshtet e zbrasta.
Ne ishim ishim te ri ishim te njomë' Nje vajze
Një djalë
Një dashuri e fuqishme Njé dashuri e paparé., E nga lumturia fshehurazi Na bënte dritë Hëna'
Nga maja e Olimpit zbrisnim bashke
Qe t'na jepte bekimin Nëna.
F/K/030225
E VRANE
E vrane
Gezhojat e plumbave i mblodha
Me lotë në faqe
Me buzë të drithërume Nëpër flakën e maleve
E këngën e pa këndume
Aty matanë trupin ja vranë
Gezhojat e plumbit me lote e lanê
Liria buzëqeshte me melodin e dhembjes
Sytë nga vaji i henës u shterrën u thanë
Gezhojat e plumbave
Me grushtat e mi i mblodha Ju thashë e vratë pa mëshirë
Me fashot e shipirtit plagët ja mjekova
I thashe lamtumire me lote rreke
Zemren e vrava prape
Se e mbulova me dhe
Dy duart e mija nat terrin e zi
Ingrita nga perëndija
I thashë pse
Pse e vrave pa e pa
Gurgullima e lotëve shpirtin ma ka tha.
Me gerrqamë loët i kam shtangu I thash t'kan vra bashke me mu
Fytyrën e tijë si portret Zemrës ja kam vizatu.
Comments