top of page

Fiqri Shahinllari: FALENDERIM NGA SHKALLA 80-të


E kam fjalën nga shkalla e tetëdhjetë e jetës time ku u ngjita dje më 14 qershor 2025.

Kam marë e po vazhdoj të mar urime jo vetëm nga fëmijët e mi dhe mbesa këtu në Amerikë por edhe nga njerzit e gjakut tim nga Korça, motra dhe vëllai, nga kunetërit dhe baxhanaku. Kam marë urime nga nipër e mbesa këtej e matanë Atllantikut. Nuk dua të le pa përmëndur nipër e mbesa.

Por urime të shumta kam marë nga shokë e shoqe në të gjithë Shqipërinë e në diasporë që për shkak të profesionit si gazetar i kam bërë miq e mikesha që ndodhen jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Dhe them: O zot mos lënç asnjë njeri pa miq e mikesha, pa shokë e shoqe.


Të gjithë i FALENDEROJ nga zemra.


Me që janë shumë unë po bëj këtë falenderim si emërurs i përbashkët për të gjithë.

Në lartësinë e shkallës 80 unë i bëj radioskopinë jetës time.Gjatë rrugëtimit shikoj që mjaft njerëz nuk kanë parasysh parimet, as ligjet. Për ta ka vetëm interesa. Ndjej për vete që kam bërë punë të mira. Por pa dashje mund të kem gabuar diku. Për gabimet edhe pse pa dashje i bëj gjyqin vetes. Dhe nuk ka gjyq më të drejtë e më të rreptë se sa gjyqi që njeriu i bën vetvetes.

Edhe një herë: U FALENFEROJ ju të afërmit e mi të një gjaku dhe ju miq e miksha. Qofshimirë familjarisht dhe u paça.

Dhe së fundi dua t’u them diçka për humor, që të qeshni paksa.

Dje kishte ditëlindjen edhe presideti i Amerikës Donald Tramp, e kisha edhe unë por dallojmë në tri gjëra:.

Ai është president unë pensionist. Ai është një vit më i vogël se unë. Ai e festoi ditlindjen me paradë ushtarake, unë me gota vere në shtëpi me djalin e vajzën time, me bashkëshorten dhe mbesën.

U paça,

Fiqiriu

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page