top of page

Festohet fundviti me histori suksesi për “Big Boss Services UK Ltd”


Festohet fundviti me histori suksesi për “Big Boss Services UK Ltd


Big Boss Services UK Ltd” festoi angazhimin e saj të punës në tregun britanik të ndërtimeve dhe konstruksionit. Të pranishëm në një festë për anëtarët e kësaj kompanie, të ftuarit specialë, miqtë dhe angazhuesit, të afërm dhe të tjerë, ishin edhe përfaqësuesit e drejtuesit e kompanisë, përfshirë Gazmend Cufaj, drejtues i kësaj kompanie; dhe mjaft të tjerë që kanë treguar tashmë e disa vite se janë në mesin e profesionistëve të kësaj fushe dhe fushave të tjera ku operon kjo kompani. Të ftuarit special ishin klientë të huaj dhe kontraktorë që bashkëpunojnë me këtë kompani.

Që nga koha kur kjo kompani u angazhua në këtë drejtim, ajo përfaqësonte investimin e saj të përkushtuar me një ide dhe angazhim të qartë e të përkushtuar të z Cufaj. Sot, kompania ka disa dhjetëra punonjës të drejtpërdrejtë dhe mbi dhjetëra të tjerë jo të drejtpërdrejtë, si dhe një rrjet të shkëlqyer bashkëpunuesish dhe specialistësh me kontratë të rregullt. Kompania ka ngritur një biznes të klasit britanik që ka përjetuar zgjerim dhe rritje të qëndrueshme dhe ka plane ambicioze për të ardhmen e saj.

Në vitin e kaluar, performanca e kompanisë kapërceu të gjitha parametrat e vitit të mëparshëm, duke siguruar disa të ardhura të mëdha në turnover, një rritje prej 3.9% në volum, si dhe një rritje prej 42% në të ardhura neto. Kur kompania u përfshi në krizën e gjithëanshme të Covid-19, ajo kishte plane të tjera që i realizoi me sukses dhe mjaft angazhim, madje u bë një nga kompanitë shqiptare në BM që dhuroi dhe ndihmoi jo pak njerëz në nevojë. Në këtë fundvit, investimet në total kanë kapërcyer disa milionë pound. Duke u përqendruar pa pushim tek novacioni dhe tek ekzekutimi i përsosur i planeve komerciale, kompania shkëlqen edhe në prezantimin e planeve të reja. Një prej projekteve më të fundit synon të sigurojë angazhimin e ri dhe më të madh për vitin 2022.

Gazmend Cufaj drejtuesi i ‘“Big Boss Services UK Ltd”’, i cili përfaqësoi këtë angazhim të madh dhe në vitet e pandemisë, ndau mesazhin e tij ku ka shprehur besimin e madh se kompania që drejton do të vazhdojë të jetë model dhe konkurruese në tregun britanik, duke demonstruar një trajektore mbresëlënëse rritjeje në vitet e fundit. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj rritjeje prej ditëve të para dhe jam i privilegjuar të them se kam ndihmuar në fillimin e këtij biznesi. Forca e një kompanie është e barabartë me forcën e njerëzve të saj dhe unë besoj që ekipi i përkushtuar të profesionistëve në “Big Boss Services UK Ltd” që është çelësi i suksesit.” Të tjerët e pranishëm thanë se kjo është një histori suksesi për “Big Boss Services UK Ltd”.


„Big Boss Services UK Ltd“ u ron të gjithëve Gëzuar vitin e ri 2022


Edhe pse 2021 me pandeminë, Brexit dhe mungesat e materialeve dhe fuqisë punëtore goditën industrinë e ndërtimit në përgjithësi, kompania shqiptare „Big Boss Services UK Ltd.“ E drejtuar nga Gazmend Cufaj, pruri risi dhe ide të reja dhe u bë kështu modeli i angazhimit dhe përkushtimit dhe në kushte të tilla. Regjistrimi i vendeve të lira të punës dhe i kostove pasoi një rritje të fortë – megjithëse të pabarabartë. Ndërsa largohemi më shumë nga epoka e bllokimeve të plota, epoka e kryeministrit të 'Ndërtoje më mirë' duhej të ishte mbi ne, megjithatë ulja e planeve të saj të infrastrukturës nga ana e qeverisë për Anglinë e Veriut nuk ishte një shenjë e mirëpritur. nga shumë njerëz në fund të nëntorit.


Megjithatë, ndërsa mendohet se vlera e projekteve të reja të ndërtimit mund të mos kthehet në nivelin e tyre para pandemisë deri në vitin 2023, kjo nuk e ka penguar këtë kompani ambicioze të ndërtimit të synojë rritjen në vitin e ardhshëm. Duke festuar mes fushekzjarrëve dhe trokitjes së gotave kjo kopmani do të fillojë vitin 2022 me ide e përkushtime të reja, ndërsa vlera dhe përkushtime të tjera janë gati të shtojnë status quo-në. Me këtë rast „Big Boss Services UK Ltd“ u ron të gjithëve Gëzuar vitin e ri 2022.

60 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page