top of page

FEIM BLLACA: NJË RAST UNIK

  • Oct 29, 2025
  • 1 min read

 

Nëpër therra

iriqi rrokulliset,

që kur ka lindur.

 

U mbushëm,

me besim

nuk rri iriqi në plis

kokën lart

sa herë e ngre

korbi e çukit

I trishtë!

 

Soji i tij,

Leht' i manipulueshëm

Luan me fatin.

 

Natyrë e çuditshme

nga gjenet

unik n'botë.


DRITË E TRËNDAFILTË

 

Zemër që rreh

Qe shtatëdhjë e dy vite për mua.

 

Dritë që nuk shuhesh kurrë

Zjarr  që s'ke hi.

 

Shikoj me qetësi natore

Rrezet e dritës dhë hënëzën e zbehtë,

si shkëlqejnë

Një fllad i lehtë frynë te Hani

Ngado që i kthej sytë

Mall e brengë më shkrihen.

 

Te Hani dhe te Kopështi i Ukës

Shpirti  më pushon

Toka që flet

e din mirë historinë

Sot po frynë tjetër erë.

 

Dritë e trëndafiltë !

Buzëqeshjen e shoh ,

në sytë t'u sot.

Nën harkun qiellor me yje plot

Rilindi,

Drita e tëndafiltë

Me bukurinë e rrallë të saj.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page