Feim Bllaca: DASHURIA NJË YLL I PASHUAR
1 day ago
1 min read

Ti erdhe në shpirtin tim si pranverë
dhe çele lule aty ku dimri flinte;
zemra ime u bë një qiell pa re,
ku emri yt si yll përherë shkëlqente.
Dashuria jote është det pa breg,
ku mbytem ëmbël në dallgët e syve,
është një zjarr që s'e shuan as nata,
por digjet në heshtje, thell në shpirtin tim.








Comments