top of page

Fatmir Terziu: ZVERDHJA

  • Jun 2, 2025
  • 1 min read

Updated: Jun 3, 2025


ZVERDHJA

Nga Fatmir Terziu

 

Pas gjashtëdhjetë vitesh,

hyra në brendësi të librit me armiq, me shkrim

renditja e të cilave ishte të formulojnë Parrullën e skicuar,

me gurë, me gëlqere, me drejtshkrim.

 

Ja pse u ndala për të mos besuar

sa kohë duhet që të ndodh zverdhja e librave

dhe ku mbetet koha, periudha, apo epoka e lexuar.

(E kuptoni, hyn të lexosh një zjarr të ndezur nga dikush,

dhe pas disa sekondash ndjen se je gati të shuhesh në prush.)

 

Dhe kjo është arsyeja pse nëna ime m’i mbështillte fletoret e klasës së parë

për të më lënë të paktën pak kohë pa panik,

në mënyrë që të mos ketë asgjë të zbardhur, ose urgjente për tu marrë në konsideratë,

një libër i verdhë i mbetur poshtë bojës së zverdhur jeton me frikë,

gjatë parrullës së gjatë,

të varur mbi një litar të lënë jashtë nga kapakët e tij.

1 Comment


Guest
Jun 04, 2025

Interesante gjetja, por më shumë kumti dhe filozofia që përcjell.

Urime!

Miqësisht!

Kadriu

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page