Fatmir Terziu: ZGJATIM
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 18, 2025
- 1 min read

KURSIM
Hera-herës
ia shkul gjembat ferrës.
Penë të majëngritura shpuese
(nuk fus duart në kuletën time për para)
Gjembat e ferrave shkruajnë mjaft mirë,
gjuhën e huaj në hava.
GOTA LËVIZ
Nga Fatmir Terziu
Mbushja po gjunjëzohet,
aty ku,
lëng i ndenjur dhe i freskët përzihen
dhe hedh hijen e një tigri,
ku fundvjeshta ka humbur guximin e saj,
të kthehet limonadë,
e zverdhur,
por e pafaj.
MURET FLASIN
Nga Fatmir Terziu
Buzë(qeshje) të një poze të vjetër nga pas
(si të thuash puthje e heshtur)
muret e Fortinbras
flasin nga poshtë lart
në grepat e ish-thertores,
Hamleti,
ka ende pa luajtur një akt.
ZGJATIM
Një dardhë,
që bie poshtë një dardhe, zverdhet gjer në mëngjes
bishti i saj nga pas është objekt studimi
nga kafeteria.
Trupi i saj i lakuar është objekt studimi
nga koha e shkuar.
Fruti i saj është mbushje e disa fjalorëve,
të pashkruar.









Comments