Fatmir Terziu: Portreti i ditës në komunitet
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 18
- 2 min read


1. Profesor Muhamet Hamiti, Ambasadori i Parë i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar ka bërë dy thirrje publike: Prej “Defender Europe 23” pse u përjashtua Kosova? Sanksionet ndërkombëtare pse i kemi tash e dy vjet? Për fajin e Qeverisë së Vetëvendosjes me kryeministër Albin Kurtin..
2. Komisioni i Barazisë dhe të Drejtave të Njeriut në Mbretëri të Bashkuar tha se do të shtynte NHS-në të përditësonte këshillat e saj për të drejtat e bazuara në seks pas vendimit të Gjykatës së Lartë mbi përkufizimin e gruas.

3. Donald Trump zhvilloi bisedime me Giorgia Meloni, në vizitën e parë të një lideri të BE-së në Shtëpinë e Bardhë që kur SHBA vendosi tarifa 20% ndaj bllokut muajin e kaluar.

4. Udhëheqësi i Opozitës shqiptare, Profesor Doktor Sali Berisha është shfaqur sot me një jelek të veshjes Kombëtare të zonës gjatë një pritje entuziaste dhe në një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës, dhe prezantimin e programit të qeverisjes 'PD-ASHM'
5. Sindikata Kombëtare e Arsimit të Mbretërisë së Bashkuar tha se anëtarët e saj "do t'i bënin deputetët laburistë të paguajnë një çmim të lartë politik" nëse mësuesit nuk do të merrnin një rritje të pagave të financuara plotësisht dhe mbi inflacionin.

6. Kryeministri i Shqipërisë ka qenë sot Mirditë – Në Spitalin e rilindur Bashkiak, që bashkë me maternitetin e integruar brenda tij, janë një qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri të vendit, ku tanimë shërbimi jepet në kushte optimale.

7. Kryeministri i Britanisë së Madhe Sir Keir Starmer u uroi të krishterëve një Pashkë të lumtur, duke thënë se ishte "qëndrore për besimin e krishterë" dhe se "ne të gjithë mund të frymëzohemi nga mesazhi i Pashkëve dhe të vazhdojmë të punojmë së bashku për lulëzimin dhe rinovimin e vendit tonë".

8. Shoku dhe miku ynë Inxhinieri Gëzim Ethemi ka sot ditëlindjen e tij. I urojmë 100 vite të tjera të gëzuara pranë familjes miqve dhe komunitetit si Ambasador i Gjuhës së bukur Shqipe.







Comments