Fatmir Terziu: POROSI NËNE
- Sep 20, 2025
- 1 min read

POROSI NËNE
Nga Fatmir Terziu
Porosi nëne,
trokasin në thinjat e mia të bojatisura nga koha,
pëshpërisin ninulla me dëshira të pakufishme,
sepse nëna për to është piktura që u skicova unë
ndërsa zbrisja miliona yje për të shkruar
çfarë ndodh nën re
t'ua ngjizja mitet
vetëm me një penë e një letër në retinë
ua mbathja çizmet që ia vranë këmbët nënës,
u thashë se me to ajo më mbante në shpinë
kur më dhimbte koka nën dritë të hënës,
se nëna është porosia e përjetshme
nuk është thjesht ta ridëgjosh
nuk është mall
nuk është vetëm një dritë,
sepse udha e kësaj porosie të ndjek,
të hap sytë,
ato shohin edhe mureve përtej,
cili kënd i përket kësaj kënge,
për ta kënduar,
ende si një porosi nëne…









Porosi nëne, një poezi e mrekullueshme, brilante, e veçantë në konceptim. Janë shkruar mijëra dhe mijëra poezi për nënën, por kjo e Terziut na befason me origjinalitetin, ndjeshmërinë:
" Sepse udha e kësaj porosie të ndjek,
të hap sytë,
Ato shohin edhe mureve përtej,"
Urime, suksese të tjera. Me shumë respekt, Myslim Maska. Athinë,21 -9-2o25