top of page

Fatmir Terziu: Në kërkim të një burri, në të tilla raste

  • 6 hours ago
  • 2 min read

Në kërkim të një burri, në të tilla raste

Nga Fatmir Terziu

 

Po e nis ndryshe në të tilla raste

thjesht po nis kërkimin me disa vargje…

 

Po kërkoj një gur themeli, gur të përsosur.

Gur që ka mbajtur kohërat pa i harruar

Ku gjendet ky gur?

Kush ka ndonjë rrënjë prej tij?

Kush e di që bota është gri

Me këtë gur dua të ndërtoj një shtëpi

të mbaj brenda miq, vendas e të huaj,

burra gra, pleq e fëmijë.

 

Dhe në ninulla, përralla, legjenda, mite

dua ta gjej këtë gur përsëri

dua me të të mbyll çdo gojë, edhe mize

të lë të shëtisin vetëm gojëmbyllurit në ajri

me atë gur ditë pas dite

t'u rikujtoj të gjithëve se u rilind Njeriu i Ri

e me gurin nën jastëk mund të jetë pa shenjë frike.

 

Po e kërkoj atë gur themeli edhe në muzeume.

Sa e shtrenjtë është të paguash fatura për një gur,

a e dini se paraja është e murrme,

kur e bën llogari kuleta nga një burrë,

jeta në këtë rast bëhet më dramatike,

destinacionin nuk e gjen kurrë!

 

Jam me një grua në mesin e gurëve të çmuar,

po e kërkoj edhe përtej destinacionit atë gur,

por koha bën të vetën dhe më ka zgjuar,

nga brenda digjem si një furrë,

veshët vetëm ata janë duke zhurmuar,

„nuk mund ta gjesh atë që kërkon kurë!'

vetë Bota e ka harruar…

 

… mendja më në fund si një fije e hollë,

e kërkon thellë nëpër libra

kohë e pakohë, shkollë e më shkollë,

një gur i tillë është si disa dimra,

prodhon prush në vend të bëj ftohtë,

vetë klima ka ndryshuar si në filma

 

Po kërkoj një gur (çfarë guri po kërkoj ende!)

me të cilën të kem dhe unë një varëse

fundja një gur pa ndonjë lloj vlere

të hyj me atë gur në sojet ndarëse

të paktën vetëm kësaj here

asgjë s'do të ndryshoj mbase.

 

Po fundja mund të gjej një gur

gjenden kollaj gurë të çdo lloj race

por nuk e di a mund të gjej ndonjë burrë

burrat gjenden me raste…

 

Po e përfundoj ndryshe në të tilla raste

thjesht po e mbyll kërkimin me këto pak vargje…

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page