top of page

Fatmir Terziu: Një urim me rrënjë patriotizmi



 Nga Fatmir Terziu


Para disa ditësh, aty nga fundi i muajit që lamë pas, drejtuesi i Kompanisë „Albdeco“, inxhnieri Agron Dauti, kishte ditëlindjen e tij. Ndërsa e urojmë dhe 100 të tjera dhe me suksese, ajo që duam të ndajmë me lexuesit tanë nga kjo ditëlindje, ishte një urim krejt ndryshe. Një urim zemre, por dhe një urim rrënjësh të thella që në gen, që vinte me një asistencë të Inteligjencës Artificiale, të gatuar mjeshtërisht nga bashkëshortja e tij, intelektualja, Lavdie Neza Dauti. Në thelb ishte një mesazh i vendosur në gojën e gjyshit të Agronit, Rexh Hasan-Dauti, që përmbledhtazi ishte „krenar me udhën e nipit të tij“ dhe me një gjuhë të bukur e urronte për ditëlindje, për suksese dhe për lumturi në familje.

Ky pinjoll intelektual nga Hasi, nga Hasi i Trimave, Bujarisë, Demokracisë, që nuk ju nënshtruan për asnjë kohë armiqve dhe kohërave antishqiptare, natyrisht e meritonte plotësisht këtë urim. Themi kështu se njëri nga ata luftëtarë dhe antikomunist ishte edhe Gjyshi i tij Rexh Hasan Dauti (I niohur si Rexh Hasani). Vetë inxhinier Agroni e kujton kështu gjyshin e tij me emër të madh dhe në një postim në rrjetet sociale ai uron „Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe dhanë jetën për Shqipërinë Natyrale“. Natyrisht Agron Dauti krenohet si hasjan dhe si nip i këtij gjyshi emërmadh, dhe me rrënjë të shëndosha në atë vatan. Gjyshi i Agronit, Rexh Hasan Dauti, vinte nga një bajrak i madh dhe ishte një portë e madhe patriotike në Has. Po kush është ky gjysh fisnik tashmë në kujtime të tilla?

Rexh Hasan Dauti lindi më 4 maj 1910 në fshatin Gole të Rrethit të Hasit. Ndërsa erdhi në jetë babai i tij Hasani shkrepi disa breshëri pushke në ajër dhe sipas traditës afroi pranë të birit pëshpëritjen e parë të ninullës së nënës së tij Gjyle. Kështu shkrepja e pushkës nga Kulla e Madhe e patriotizmit të njohur shqiptar, emërmadh, ku kishin buajtur miq e patriotë rezistentë ndaj pushtuesit turk dhe shovinizmit fqinj. Kështu më pas ai u bë me tre të tjerë, dhe të katër vëllezërit, bij të kësaj Kulle, Seda, Avdiu, Ahmeti dhe Beka, që më pas u pasuan nga dy djemtë e vetë Rexh Hasan Dautit, Hasani dhe Elezi, thuajse kishin nënshkruar betimin në udhën e gjatë jetike të patriotizmit të kësaj kulle krenare e të lavdishme, në reputacionin e të Atit, Hasanit që kishte emër të madh për trimëri, bujari e humanizëm. Por kjo do të jetë së shpejti një temë më vete prezantuese. Kështu pra me këtë sa cituam më lart, duket pse ky urim për inxhnier Agronin bëhet më i qartë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page