top of page

Fatmir Terziu: Një model, një shembull dhe një vlerë si Qani Xhafa nuk duhet ti mungoj Shqipërisë në ligjbërje

Updated: Mar 31



 

Një model, një shembull dhe një vlerë si Qani Xhafa nuk duhet ti mungoj Shqipërisë në ligjbërje

 

Sot është e vështirë të bashkosh kohërat në një. Kjo, jo për modë. Jo, për dukje në raste të tilla. As dhe për të bërë dallimin e kohërave. Me një figurë të thjeshtë intelektuale, me një familjar si Qani Xhafa, kohërat hyjnë bashkërisht në një pikë. Në atë pikë ku dallohet lehtësisht: Rrënja, ajo i përket genit të familjes, nënës dhe babait që gëzuan, gëzojnë dhe do të gëzojnë respektin e madh në Shmil e më gjerë në Elbasan, Trashëgimia, ajo që vjen nga sjellja, edukata, kultura, respekti dhe tradita e pavdekshme; Vlera, ajo që udhëton me tërësinë e vlerave të tjera, që nga koha kur ai ishte nxënës i talentuar dhe i dalluar në shkollën „8-vjeçare“, Qerret, më pas në rrugën e gjerë e të gjatë të edukimit, pra Edukimi, model i nxënësit studiues në Shkollën e mesme Mekanike Bujqësore, Lushnjë e më pas student shembullor në Universitetin Politeknik (Inxhinier Mekanik), pastaj puna, pra Përkushtimi, Oficer i Policisë Rrugore Elbasan, Administrator i Autoshkollës „Xhafa-Q“ Elbasan, Kryetar i Komunës Labinot Mal, e deri tek shkalla më e lartë e meritores së respektit qytetar të votës së lirë, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në të gjithë këtë pikë, dominon ajo që sot diku dhëmb më shumë, Familja. Familja e z Qani Xhafa është një familje model dhe shembull qytetar. Pesë fëmijët e tij janë të tillë. Katër vajza dhe një djalë janë vërtet një shembull i veçantë. I tillë sepse në fakt është realitet dhe nuk do koment. Dy vajzat e tij janë mjeke, njëra është juriste dhe tjetra në inxhinieri mjedisi, ndërsa djali i tij i vetëm studion të famshmen emërmadhe „Harry Fullc“ në Tiranë.

Kështu, nga kjo e fundit, natyrshëm mund të themi se kohërat ribashkojnë atë pikë që sot është një dhimbje e madhe shqiptare, në një kohë kur të rrinjtë mendojnë vetëm për tu larguar nga Atdheu. Ky model i përkushtimit të një familjeje të tillë tregon se të rrinjtë janë pikërisht ata që do ta ndihmojnë të ardhmen e vendit. Ndaj dhe unë besoj se janë pikërisht të rinjtë që duhet të ndihmojnë shtetin dhe të investojnë në të. Nuk duhet të jenë thjesht para, ata mund të investojnë me njohuri. Dhe më e rëndësishmja, edhe nëse studiojnë jashtë, duhet të kthehen dhe të tregojnë këtu atë që kanë mësuar, dhe jo të qëndrojnë në vende të tjera dhe të humbasin shqiptarizmin në to, pasi modele të tilla janë frymëzim dhe natyrisht i bëjnë ata të ndiqen nga shembuj të tillë.

Ky model i tillë u thotë të rrinjve pak a shumë kështu: Unë dua të jetoj në një vend ku, kur njerëzit kanë një problem, ata përpiqen ta zgjidhin atë, jo vetëm të ankohen. Gjithashtu për të jetuar me njerëz që janë mirënjohës për atë që kanë, por në të njëjtën kohë bëjnë përpjekje për ta përmirësuar atë dhe për ta bërë atë më të mirë, pavarësisht se çfarë kushton. Dhe në thelb kupton atë që bën në heshtje e në thjeshtësi, Qani Xhafa, që ka një rrënjë, trashëgimi, edukim, përkushtim të devotshëm nga prindërit dhe nga udha e gjatë, që nga koha kur të parët e tij ishin Qefajlinj e më vonë prindërit e tij drejtues të denjë e të respektuar.

Qani Xhafa, që është tashmë në Listën e Hapur të PD-së natyrshëm ka Programin e kësaj force politike, por ka dhe një ide, votën dhe votimin e lirë, që na bën ta kuptojmë kështu: Nuk e bëj vetëm sepse kam të drejtë. Dhe nuk mendoj se dikush duhet ta bëjë këtë vetëm për këtë arsye. Sa më shumë njerëz të mos votojnë, aq më shumë rëndësi i kushtohet votave të blera dhe kështu votat e blera vendosin se çfarë do të ndodhë me vendin tonë. Pra, njerëzit që mund të mendojnë nuk po e ushtrojnë të drejtën e tyre dhe për mendimin tim kjo nuk është e drejtë.

Prandaj për sa më sipër miq, demokratë, të afërm e të bindur në një model të tillë votoni më 11 maj 2025 për z Qani Xhafa dhe modele si ai, se Shqipëria vetëm me këta bëhet dhe do të ecë përpara.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page