top of page

Fatmir Terziu: Nga vëllimi "Ikja e Fitit"

  • Jul 27, 2025
  • 1 min read

DITËNDODHJE

Nga Fatmir Terziu

 

Në ditën e parë të stinës

do ta mësosh qyteti im si çelen begonjat

kur të dalësh nga kapota e terrinës.

 

Në ditën e dytë të stinës së pasme

koha do të të tregoj si (zh)vishet lëkura,

mandej,

edhe ti do të mbjellësh kristale

të përditshmes që djeg si furra.

 

Në ditën e tretë, të katërt, të pestë e të gjashtë

do të jemi ditëndodhje bashkë,

në zagushi,

dhe do ti numërosh petale më petale

do mbushësh grushtat me shi të ri.

 

Në ditën e shtatë

do ti gëzohesh ëndërrave që s'janë vetëm mjegull

por sytë e ditës që puthen në natë…

 


KOLORITE

 

Koloritet ngjyejnë keq

si ciflat e cigares që pickojnë tryezat

e për të rënë në këmbë

në fakt qëndrojnë në mes të gishtave

mbi thonj Fitesh të tjera postmoderne

mbi plazma kafeje të nxirra nga hiçi

si vetë ngjyrat e çudive që të prekin në sedër

mbi kitarën që melodizoi këngën Alfons Balliçi

për të sotmen që shtyhet për nesër.

 

Koloritet janë si emërimet e zyrtarëve të lartë

kur betohet nën komandë toga e ditëve

ngjyrë gri, kruspullimi i zjarrtë

(djegin pa e ditur)

në fakt në një shoqëri të paftë

që jep shpirt duke pritur.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page