Fatmir Terziu: Ndonjëherë mjafton vetëm një bisedë të hysh thellë në intelektin e një njeriu.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 16 hours ago
- 4 min read

Ndonjëherë mjafton vetëm një bisedë të hysh thellë në intelektin e një njeriu.
Prof Dr Fatmir Terziu
Diskursi bisedor është një zgjidhje inovative që u lejon njerëzve të bashkëveprojnë në njohjen e intelektit të Njeriut duke përdorur gjuhën natyrore. Si funksionon saktësisht ky lloj diskursi, cilat janë zbatimet e tij dhe hapësirat e mundshme të njohjes së anëtarit të përkushtuar të komunitetit?
Kohërash të ndryshme kanë qenë odat, bisedat mes burrave, kanë qenë lidhjet, shoqëritë dhe miqësitë, kanë qenë format e vëllazërimit, trajtesat mik dhe shoqëria që njihej si pjesë e këtij diskursi. Sot gjërat kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar se në mes ka hyrë teknologjia, kanë hyrë terma të shumtë që e pamundësojnë këtë diskurs të jetë efikas. Nga ana tjetër njeriu tashmë shkon përtej njeriut, duke biseduar me „makinën“ që e krijoi vetë, duke e bërë kështu këtë diskurs një lloj komunikimi artificial. E që sot e quajnë me të drejtë inteligjencë artificiale.
Për ta sqaruar dhe për të mos e ngatërruar këtë diskurs, një bisedë me një inteligjencë artificiale përfshin komunikimin midis një njeriu dhe një programi kompjuterik që është projektuar për të pasur aftësinë për të komunikuar me njerëzit, në një mënyrë të ngjashme me bisedën njerëzore. Si pasojë e kësaj, inteligjenca artificiale përdor algoritme të përparuara dhe modele mësimi për të analizuar dhe interpretuar të dhënat hyrëse, d. m. th., testin, ose fjalimin e futur, për të kuptuar qëllimet e përdoruesit dhe në fund të fundit për të gjeneruar përgjigjet e duhura, më të sakta dhe të dobishme. Në varësi të nivelit të përparimit të sistemit, një bisedë me një inteligjencë artificiale mund të jetë pak a shumë intuitive dhe e gjerë. Sistemet më të mira lejojnë ndërveprimin që është i ngjashëm me një bisedë midis njerëzve. Pra, ndërsa bisedon me një inteligjencë artificiale, përdoruesi mund të bëjë pyetje, të fusë komanda dhe madje të zhvillojë një dialog të gjerë mbi një temë sipas zgjedhjes së tij. Një inteligjencë artificiale analizon të dhënat hyrëse të futura çdo herë, pastaj kërkon informacionin e nevojshëm në bazën e të dhënave të saj ose në internet, përpunon përmbajtjen e gjetur dhe i përgjigjet përdoruesit.

Dhe deri këtu gjërat duket se shkojnë mirë, drejt dhe qartë. Gjithkush nuk e ka të vështirë ta kuptoj ndryshimin, dhe kjo mbetet më se e saktë. Kështu brenda tërësisë lidhëse dhe sugjeruese, natyrisht thelbësorja është biseda. Dhe biseda na shpie tek e vërteta. Dhe sikurse ndodh të themi vetvetiu, ndonjëherë mjafton vetëm një bisedë të hysh thellë në intelektin e një njeriu. Kështu është dhe biseda me intelektualin ose më saktë me Njeriun e ndjeshëm, të përkushtuar e me shumë intelekt, Lulzim Likcani. Lulzim Likcani është shqiptari që ka dalë nga auditoret e Alma Mater Studiorum.
Alma Mater Studiorum, ose sikurse njihet, Universiteti i Bolonjës, është një universitet italian i njohur me një histori të pasur dhe një peizazh të larmishëm akademik. Është një nga universitetet më të vjetra në botën perëndimore, i themeluar në vitin 1088. Unë kam pasur fatin ta vizitoj atë me një ish-student të tij në vitet gjshtëdhjetë, ish-Prefektin e Elbasanit, Thanas Mërtiri, dhe me ish-Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, dhe ish-Kryebashkiak i Elbasanit, Engjëll Dakli, tek i cili kishte studiuar i mirënjohuri, kushëriri i tij, Hilmi Dakli. Dhe ndërsa e di vlerën dhe seriozitetin e këtij Universiteti në Botën Akademike, natyrisht e mirëkuptoj pse mjafton vetëm një bisedë me Lulzim Likcanin të njohësh diskursin e intelektit të tij. Dhe kjo plotësohet më shumë kur natyrshëm e di prej vitit 1996-të se Universiteti ofron një gamë të gjerë programesh universitare, pasuniversitare dhe doktorature në disiplina të shumta, duke përfshirë artet, shkencat humane, shkencat, inxhinierinë, mjekësinë dhe drejtësinë.

Gjithashtu Lulzim Likcani ka qenë dhe mbetet një nga protagonistët e një angazhimi intelektual të forcës politike "Democrazia Cristiana" (DC). Në Itali, "Democrazia Cristiana" (DC) përkthehet si "Demokraci Kristiane". I referohet një partie politike historike dhe aktuale në Itali që ka qenë një forcë e madhe në politikën italiane, tek e cila ai dhe thuajse mjaft të afërm të tij kanë dhënë një kontribut të madh ndër vite, ku dhe zoti Likcani, ka qenë deri në shkallë të lartë propozuese të saj. Dua të sqaroj lexuesit dhe të interesuarit, se kjo forcë politike, ishte një parti e madhe e qendrës që luajti një rol dominues në politikën italiane për gati pesëdhjetë vjet. Partia pati ndikim në periudhën e pasluftës dhe udhëhoqi shumë qeveri, duke përfshirë të gjitha qeveritë nga viti 1946 deri në vitin 1981.
Në vitin 2017 zoti Likcani ishte përfshirë në një fushatë tejet të lavdërueshme, gjë që i dha atij një autoritet dhe një reputacion në rritje. Kështu kontributi i tij intelektual mbetet një forcë e madhe që e dirigjon në forcën diskursive të komunikimit inteligjent njerëzor. Ai është mjaft i thjeshtë, i respektueshëm dhe më shumë dëgjon se sa flet, edhe kur ti padashje ke hyrë në ndonjë të fshëhtë, të cilën ai e di dhe e tregon me të qetë. Duke biseduar dhe natyrisht në shumë pak minuta, dhe pothuajse në dy a tre takime të rastit, ndoshta nuk mund ta konsideroj këtë si një model të vetë disjursit të faktit, por e emetoj si një model, tek i cili qëndron edukata, rrënjët e tij të shëndosha familjare, dhe respekti natyrisht për vlerat intelektuale.
Comments