top of page

Fatmir Terziu: GËZUAR DITËLINDJEN VËLLAI IM I DASHUR ARIF!

ree

GËZUAR DITËLINDJEN VËLLAI IM I DASHUR ARIF!

 

 

E di që vitet janë si dekikat e orës,

vlojnë si fluska të një gote shampanje,

e kur ciken bashkë gishtat e dorës,

njësh, bëhen djemtë e një nane.

 

Të gjithë kanë udhën e tyre,

të gjithë rendin në këtë botë,

vëlla, ti i dashuri vëlla, më shpie,

tek sytë e prindërve të huazoj lotë.

 

E me ato kristale hyjnore të lagura,

urimi për ditëlindjen tënde ka mirësi,

i mbledh vitet jetike të mbartura,

e me to bëj një varg me Yjësi.

 

Kudoqoftë veri a jug, lindje e perëndim,

Ditëlindja jote është një urim me Yll,

se ndryshe s’do të kishte kuptim,

urimi nga loti i Hyjtë, vëllai im Arif.

 

 E me të jemi të katër, shto dhe tre motrat

bashkë më të gjithë për ditëlindjen patjetër,

të dërgojmë urime nga më të ngrohtat,

që ti mbash me kujdes, brenda në zemër.


ree

 

Londër, 03 Tetor 2025.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page