top of page

Fatmir Terziu: Gëzuar ditëlindjen Timo Mërkuri!

ree

Gëzuar ditëlindjen Timo Mërkuri – poet, studiues, analist, dhe kritik letrar! Gëzuar ideve të reja që do të lindin libra të rinj!

 

BISHTAT I NDRYSHOJNË MAJAT E PENAVE TË TYRE TË LODHURA

 

Në bukurshkrim e shkruara ngjante me seleksionimin e luleve në një bahçe,

trëndafilët erëmirë po mbanin zgjuar mësueset kur mblidhnim tufat

kështu ndodhte kur e shkruara dikur nënshkruante fate,

kambanat ishin larg,

nuk besohej se do të ktheheshin kishat në stalla,

e kështu pak e nga pak,

pena filloi të përzgjedh fjalët nga e para,

fjalitë e harruara humbën kolonitë e zogjve në varg,

dhe mbetën pak,

fare pak të mblidhnin nektar dhe fara,

për të lexuar atë që shkon shumë larg…  

 

KU MBETI MËRKURI?

 

Në anën e kujt urimi mbeti poeti?

Kudo me vitet e bëra penë.

Atje ku pluhurin e shkundi, diçka gjithnjë i mbeti,

të bëjë qiell e det një vlerë

e kur dallgët imagjinata ia treti,

ai flokë dëbore lëshoi menjëherë

u habit vetë deti.

 

Aty nisi beteja.

(beteja me fjalë Burri)

Eh, beteja. E vjetra dhe e reja.

Në anën e kujt të betejës mbeti Mërkuri?

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page