Fatmir Terziu: Gëzuar ditëlindjen jeta ime!
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 15 hours ago
- 2 min read

LUÇIANA
Gëzuar ditëlindjen jeta ime!
Nga Fatmir Terziu
E dashur,
shih Yllësinë për këtë emër!
Ndërsa, nëntëmbëdhjeta çelfits agzbardhur
këtë poezi thellë në zemër,
shuguro urimin që të ka psalmur,
ëmbël
Hera[1] bashkë me qershorin surmpjalmur,
edhe në ëndërr.
E dashur,
Hëna endet gacullinë mbi ty!
Bluja gati na ndez
e Kozmosi[2] flakërin të artën aty,
ndërsa yjet shkëlqejnë nga e vona,
ne refuzojmë të s'takohemi me sy,
sa çuditemi edhe vetë me zgjidhjet tona.
E dashur,
kemi Botën këtë ditënatë!
S'ka kllapitje qerpikësh
nga xixllat me Andin, engjëllin tonë të parë,
me Evin dhe Evisën[3], yjet tanë binjakë,
univers i plotë me hiperbola,
nga më të mëdhatë,
Grua e shtrenjtë,
ndërsa dashuria na bëri bashkë,
lutjet e përbashkëta më bënë poet,
prush në vargje, në poezi flakë
ide që shtrydhin edhe retë.
Sepse, ne gjithnjë e kemi ditur
lutjet tona mblidhen në një,
derisa zgjohemi papritur
në qetësi, lutemi pa zë.
E në këtë qetësi,
si një çudi vetëm cicërimat e zogjve,
mbi sefergjen frymëzojnë këngë e poezi,
një palë gishta luajnë kitarë brenda flokëve,
një koncert në shenjtëri …
…kurmi yt, festa ime e të gjitha botëve,
një ngjyrim, plotë risi,
me zjarr të vjetër,
në prush të ri.
E kështu e dashur Luçiana[6],
zbardh agun e natës pakthjell'
nga çarku i ditëve muzgçara
tufën e urimeve t'përzgjedh …
SQARIME:
[1] Qershori është emëruar sipas perëndeshës romake Juno – perëndisë së martesës dhe lindjes së fëmijëve. Ekuivalenti i saj në mitologjinë greke është Hera, mbretëresha e perëndive.
[2] Kozmosi (/ˈkɒzmɒs/greqishtja e lashtë: κόσμος, e romanizuar: kósmos) është një emër alternativ për universin ose natyrën apo rendin e tij. Përdorimi i fjalës kozmos nënkupton shikimin e universit si një sistem, ose entitet kompleks dhe të rregullt.
[3] Evisa është një emër që kombinon elegancën dhe veçantinë, duke ofruar një mundësi të re për prindërit. Emri Evisa tenton të ngjallë ndjenja hiri dhe individualiteti. Si një emër relativisht i rrallë, vlerësohet për veçantinë e tij, duke u ofruar familjeve një emër që bie në sy pa qenë tepër i komplikuar.
[4] Kuptimi i Elize: Premtimi i Zotit për përkushtim ose besnikëri. I betuar për t'i shërbyer një qëllimi më të lartë.
[5] Isadora është një emër një kombinim i dy morfemave (isis dhe doro) perëndeshës egjiptiane të amësisë, dhe (doro) dhuratës. Emri është shoqëruar me shenjtorët dhe është përdorur gjatë gjithë historisë për të treguar një status të bekuar si një dhuratë nga një figurë hyjnore.
[6] Në mitologji, Luçiana njihet kryesisht si një titull, ose epitet i perëndeshës romake Juno Lucina, e lidhur me lindjen e fëmijëve. Vetë emri "Luçina" rrjedh nga fjala latine "lux" (dritë), duke theksuar rolin e saj si perëndesha që i sjell fëmijët në dritën e botës.
Ju jeni bashkeshorte per Model , ne te gjitha drejtimet . Gezofshi njeri tjetrin perhere bashke !
Je nje bashkshort perfekt. Me dedikimet kushtuar gjysmes Tuaj,na ben te skuqemi perpara bashkshorteve tona !Congratulazioni!