Fatmir Terziu: E këqpërdorur
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 29
- 1 min read

E këqpërdorur
Nga Fatmir Terziu
Mbete e keqja më e keqpërdorur
në të gjithë kohët e zgjedhimit të një sharjeje
s'ka forcë për të të shporrur!
Sa herë që pështyj mbi diçka,
them "Largohu, e keqja më e keqpërdorur!"
dhe mendoj për ty se vjen nga çdo krahë.
Ti je e keqja e keqpërdorur e shekullit,
je gjithmonë një hije që maskohesh me të lyera,
(edhe përtej ligjit, disiplinës, rregullit)
madje ngjizesh edhe pas pjatave të thyera,
si kafshata e fundit e mbetur e popullit.









Comments