top of page

Fatmir Terziu: Dehje në Itakë


ree

Dehje në Itakë

Nga Fatmir Terziu

 

Dua të rikrijoj perëndi të greqishtes së lashtë,

me një puthje në buzë dhe një trup të zjarrtë

i huaj për statujat e përgjumura të këtij qyteti,

krejtësisht i huaj për grekët e lashtë,

(dhe për veten time),

ëndërroj të jem një Odise, lexoj Homerin, në origjinal.

 

E midis gjuhës zbres dalë e ngadalë në tym

mbi forma që nuk i kuptoj plotësisht, shkronja

që nuk i njoh, më lënë pa frymë.

 

E ngatërroj gjuhën me këtë puthje në buzë,

tingull i çuditshëm dhe i shumëpritur

kaq magjepsës bëhet tërkuzë

si pasionet për të cilat përhumbemi pa i ditur

nga gënjeshtra tek e vërteta

si fillimi dhe fundi i papritur

A(lfa) dhe Ω(mega).

 

Dhe kur Odiseu, largohet këtë herë përgjithmonë,

nga Itaka dhe niset për në brigjet e botës,

ngrihem nga tavolina, humbas në pakohë

mbi sipërfaqen e qetë të gotës.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page