Fatmir Terziu: Bekoj dollitë e jetës sime
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 6
- 1 min read

Fatmir Terziu: Bekoj dollitë e jetës sime
E bekova të parën, sapo dola nga barku i nënës
për Nënën dhe Babain,
sigurisht,
dhe të dytën kur vura unazën në gisht.
Të tretën e bëra një për të tre
dhe dollitë e tjera pa aritmetikë
po shkrihen njësh mes nesh
përditë.
Se dollia tjetër pa kufi,
je Ti dashuri.









Brenda metaforës të gjetur dallohet e mishërohet në mënyrë filozofike koha e hapësira në të cilën njeriu ecën e lë gjurmë. Dollia e parë i dedikohet diellit prej të cilës lind Nënës kësaj qënje që përmes dhimbjeve lëshon rreze vezulluese, ngrohtësi, dashuri. Nëna është "toka" shpirtërore, frymëmarrja, ajo që me gjithë brendësinë e vet vesh jetën. Terziu në mënyrë filozofike lidh tre komponentë të rëndësishëm jetësorë, dritën që në këtë rast bekohet nëpërmjet nënës, dashurinë nëpërmjet unazës sepse për të familja është baza e zhvillimit, është vetë njerëzimi dhe kohën nëpër të cilën njeriu ecën e lartësohet. Ai nëpërmjet vargjeve apelon për më tepër respekt, dashuri e mirësi. Kemi të bëjmë me një fenomen që në vargje ngjesh e mirëpërdor…
ashtu te shkofte jeta , me dolli, per te mira , dhe gezime , Rsp.
Poezi shume e bukur per c'do dashuri dolli ne rrugetimin jetesor ne familjen ne miqesi e shoqeri me respekte me respekte e dije urime e suksese ne vazhdim
Shkurt e saktë i Nderuar Prof.Fatmiri .Dollia e dashurisë mbetet esenca e gjithë dollive .Ju uroj përherë një Vit të Mbarë e suksese!
A...se kini provuar dollinë e labërisë së Albert Habazaj se po ta kishit provuar me të gjitha rregullat flas dikur jo sot, nuk besoj se do ta lije pa përmendur. Ligj në sofër kur kish dolli, mëndje, respekt dhe dashuri. Ajo dolli ngrinte adrenalinën aqsa të tjerat ishin grimca. Na ngacmove kujtimet e dollis mua dhe Albertit ai më shumë po dhe unë kam patur fatin t'i shoh dhe ta ndiej atë forcë të dollis. Hajt gëzuar me një gotë ju, Alberti që ja di mirë dollis dhe unë në fund sadopak.