top of page

Fatmir Terziu: Asgjë nuk solli vjeshta

  • Sep 20, 2025
  • 1 min read

 

Asgjë nuk solli vjeshta

Nga Fatmir Terziu

 

Vetëm daulle shiu, bimë të lagura.

Asgjë tjetër më shumë.

Për të korrigjuar ditët e mbarsura,

një ditë me breshër më në fund,

më pak re në qiell,

më shumë erë që të shkund,

pak sekrete nën diell,

ndryshim, aspak, kurë,

vetëm daulle shiu, një fyell,

i gjatë e i gjatë si një burrë,

e njoh atë karrige të lyer,

të djeg si furrë,

kush i ulet s'e lë pa e përlyer,

dhe e përzë pastaj me zhurmë…

… me zhurmë si e sotmja, si e djeshmja,

psherëtin vetëm heshtja:

Asgjë nuk solli vjeshta!

Vetëm karrige të pushtuara, rroba të brendshme.

Dhe në fund, për të sfiduar kureshtjen,

më pak sekrete të ethshme,

më shumë rënie gjethesh për prekjen,

lakuriqësinë e mistershme.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page