Fatmir Terziu: AGSHOL
- Sep 5, 2025
- 1 min read

PIKË ÇUDITËSE
Nga Fatmir Terziu
Një konvenciale e sqimtë në të brendshme,
përkujdesje e urtë,
dikush e percepton me ndjesi të ethshme,
pakujdesi e butë.
Sapo t'ia shtrosh penën sipër,
nga thelbi i leximit,
shkëput verë edhe në dimër,
truku i dimrit.
AGSHOL
Ndërsa qëndisja vargun në mëngjes,
dy retiçenca si gjilpëra bredhi
u ngjizën
në vargun rozë.
E maja e penës heshti
(kujtoi se mëngjeset janë bërë bozë)
e sytë,
ama sytë nuk u ndanë nga sheshi.
DITA
Dita është një qelq me ngjyra.
Në sy nga retina e hapja e kapakëve
yshten të gjitha,
drita e mban kanavacin e saj misterioz
larg nga pasqyra,
nuk bën të kopjoj qiellin nervoz,
kur i nxin venat e fryra,
(një pjesë zbrazet, por s'mbetet bosh).









Comments