top of page

Fatmir Terziu: “AG SHOW”, një perlë e divës emërmadhe shqiptare

Updated: Jun 14

ree

“AG SHOW”, një perlë e divës emërmadhe shqiptare

 

Prof. Dr. Fatmir Terziu


Të vendosur në kushte mbingarkese sociale për shkak të shumë faktorëve, deri tek emigrimi, kundërveprimi i të cilëve na privon nga shumë gjëra të zakonshme për hir të mbingarkesës sonë, ne domosdoshmërisht vërtetojmë brishtësinë e jetës njerëzore dhe fillojmë të pyesim veten: „Çfarë mbetet pas nesh?“, „Kush jemi ne?“ dhe „Për çfarë do të kujtohemi?“ Këto janë pyetjet që i bëjmë vetes kur shikojmë prapa dhe shohim vitet e kaluara të jetës sonë. Të provokuar nga natyra e jashtëzakonshme e situatës, jemi të befasuar kur zbulojmë se deri më tani nuk i kemi bërë vetes pyetje të tilla, të cilat në të vërtetë përbëjnë personalitetin dhe identitetin tonë, duke i dhënë kuptim ekzistencës sonë në kohë dhe hapësirë. Nëse pranojmë që muzika është jeta jonë, duhet të përpiqemi t'u ofrojmë përgjigje të paktën disa prej pyetjeve të parashtruara, që rendin sa tek muzika, aq dhe tek trashëgimia muzikore, që do ta cekim më poshtë.


Kush “bën” muzikë?


Përgjigja e shkurtër për këtë pyetje është muzikantët dhe njerëzit që janë të përfshirë profesionalisht në krijimin dhe mësimdhënien e muzikës në nivele të ndryshme arsimore. Gjithashtu zbulon identitetin profesional të autorit të tekstit, por si çdo përgjigje e shkurtër, ngre pyetje shtesë. Çfarë (për shembull) duhet të kuptojmë kur përdorim konceptin e përgjithshëm të “muzikantit” tek trashëgima muzikore?

Trashëgimia muzikore shqyrtohet me kuptimin se ajo që është arritur nga brezat e mëparshëm është një kujtesë me të cilën ne masim veten dhe dallohemi për të shprehur veten në forma muzikore përmes të cilave pasurojmë dhe zhvillojmë kulturën muzikore të shoqërisë. Për më tepër, kreativiteti muzikor që kemi demonstruar mund të kuptohet dhe vlerësohet saktë si një kontribut.


Pra çfarë është trashëgimia muzikore?


Historia njerëzore tregon se të gjitha brezat kanë nevojë për trashëgiminë e tyre. Quhet edhe kujtesë stërgjyshore, histori, kulturë. E gjithë kjo është e nevojshme për njerëzit, sepse paralelisht me transmetimin e njohurive dhe traditave te brezat e ardhshëm, ata ruajnë edhe një pjesë të vetes. Pse është e rëndësishme t'u mësojmë fëmijëve të vlerësojnë, ruajnë dhe transmetojnë trashëgiminë e tyre? Kjo pyetje do të kërkojë përgjigje që janë objekt dhe subjekt i këtij studimi. Trashëgimia muzikore është një objekt specifik brenda fushëveprimit dhe përmbajtjes së konceptit të përgjithshëm të trashëgimisë kulturore. Në këtë drejtim, do të shqyrtohen rregulloret ligjore dhe metodat e ruajtjes së trashëgimisë muzikore. Është e habitshme që Akti i Trashëgimisë Kulturore nuk përmban një përkufizim të saktë që do të dallonte atë që është e ndryshme dhe specifike në lidhje me trashëgiminë muzikore nga pjesa tjetër e trashëgimisë në fushën e kulturës. Kjo mund të jetë për shkak se ligjvënësit nuk ishin specialistë në fushën e artit muzikor dhe për këtë arsye nuk u përpoqën ta përcaktonin trashëgiminë muzikore si një kategori të veçantë të trashëgimisë kulturore. Nuk ka një përkufizim të qartë që do të tregonte se çfarë saktësisht kuptohet dhe përfshihet në trashëgiminë muzikore, sepse muzika, këngët dhe vallet si pjesë e trashëgimisë kulturore janë koncepte shumë të përgjithshme. Muzika është një nga shtatë artet e njohura, e klasifikuar si art kohor dhe në kundërshtim me artet hapësinore (siç janë artet pamore dhe arkitektura), dhe këngët dhe vallet janë zhanre të artit muzikor.


Pjesë diskursive


Ky shkrim paraqet trashëgiminë muzikore si pjesë të kujtesës, historisë dhe kulturës muzikore të shoqërisë mes emisionit “AG SHOW” të Aurela Gaçes  në „Top Channel“. Kjo, jo vetëm në kontekstin e trashëgimisë dhe kulturës muzikore, por më tej, se çdo të premte, ora 21:00 në „Top Channel“ ka bërë që shqiptarët të mbesin me zemër e sy tek “AG SHOW”. “AG SHOW”, tashmë ka hyrë në skenën televizive shqiptare, si një e premte e shumëpritur. Puntatat e Aurela Gaçes, këngëtares shqiptare me emër të madh, e kanë bërë këtë risi të bëhet risi dashurish me ekranin e televizionit që e shfaq atë.

Në muzikë, „puntata“, ky term italian, zakonisht i referohet një forme, ose strukture specifike muzikore, dhe përdorimi i saj varet nga konteksti, që në këtë rast e bën “AG SHOW”-un një nga format më të dashura deri më sot. Sikurse dihet „puntata“ më së shpeshti shoqërohet me termin italian për „episod“, ose „episode“, por përdorimi dhe kuptimi i saj tek “AG SHOW” mbetet në varësi të pjesës specifike muzikore, ose periudhës muzikore.

ree

“AG SHOW”, sipas këtij skenari është një koncept unik i përgatitur me mjaft profesionalizëm nga Aurela Gaçe. Tek “AG SHOW” gërshetohet muzika LIVE. Aty dallon performanca skenike e jashtëzakonshme. Tek “AG SHOW” për herë të parë, publiku në sallë mbetet i përfshirë në skenë përmes surprizave, të ftuarve,  lojërave, humorit dhe artit të fjalës. Autorët e “AG SHOW” janë Ervin Kurti, Lorina Mixha dhe Regjisor: Redi Treni.


Puntatat e deritanishme


Puntata e parë ishte titulluar “Miqësia”. Të ftuar në këtë episod ishin: 1. Aleksandër Gjoka- Kantautor 2. Elton Deda – Kantautor 3. Redon Makashi- Kantautor 4. Dashnor Diko- Këngëtar 5. Adhurim Demiri- Këngëtar 6. Ledina Çelo- Këngëtare 7. Nik Zaimi - Këngëtar 8. ⁠Edea Demaliaj – Këngëtare.

Puntata e dytë kishte një emër mjaft domethënës “Gjuha e nënës-Emigracioni”. Të ftuar ishin:1. Kastriot Çaushi – Aktor. 2. Eli Fara – Këngëtare. 3. Vitori Balili – Këngëtare. 4. Grupi “Muza polifonike”. 5. Megi Pojani – Moderatore. 6. Ismail & Gjetan Keta – Boksierë. 7. Ansambli “Hazis Ndreu”. 8. Gëzim Nika – Këngëtar. 9. Olen Cesari – Violinist.

Puntata e tretë ishte "Pa kontroll". Të ftuar: 1. Arjola Demiri – Aktore. 2. MatoLale- Këngëtar. 3. Deivis Myslymi – Aktor. 4. Margent Caushi – Aktor. 5. Rita Lati – Aktore. 6. Parodistët e Vlorës. 7. Eva & Dea Çutra – Këngëtare. 8. Gëzim Rudi - Aktor . 9. Irini Qirjako – Këngëtare. 10. Shpresart Memia -Koreograf.

Puntata e katërt u përcoll artistikisht nën siglën "Cash". Të ftuar: 1. Roland Hysi - Këngëtar (Ëest Side Family). 2. Armir Shahini - Këngëtar (Ëest Side Family). 3. Kaltrina Kondi - Vajza e Dr. Florit. 4. Aldo Bardhi – Këngëtar. 5. Artjola Toska – Këngëtare.

Puntata e pestë: "Dashuria". Të ftuar: 1. Manjola Nallbani – Këngëtare. 2. Gent Myftaraj – Kantautor. 3. Stine – Kantautor. 4. Ina Simaku - Mbesa e Parashqevi Simaku . 5. Soni Malaj – Këngëtare. 6. Heidi Baci - Moderatore “Top Channel”. 7. Xhensila Myrtezaj – Këngëtare. 8. Suzana Laskaj – Këngëtare.

Puntata e gjashtë: "Gjeneratat". Të ftuar: 1. Elita 5. 2. Sinan Vllasaliu. 3. Anxhela Peristeri. 4. Marin. 5. Xheisara Frisku. 6. Aldo Bardhi. 7. Genti Deda. 8. Xhuli Pjetraj. 9. Krenar Seiti. 10. Melissa Magnanelli.


Mjeshtrja magnetike e këngës


Mjeshtrja magnetike e këngës së gjithanshme shqiptare, që ka kënduar që në moshën 5 vjeç, dhe sot është profesoresha e disa vajzave dhe djemve të talentuar të moshave të ndryshme, duke i bërë pjesë të së ardhmes shqiptare të muzikës. Me këtë SHOW duket sikur të premteve nga ora 21:00 në „Top Channel“ e gjitha vjen me këtë fjali: Përshëndetje, njohës të arteve dhe madhështisë së folklorit shqiptar! Sot ju takojmë me Aurela Gaçen - një këngëtare, mjeshtre, profesoreshë dhe krijuese. Ajo hodhi hapat e saj të parë në muzikë në moshën 5 vjeç. Aurela Gaçe (e lindur më 16 tetor 1974) është një këngëtare-kompozitore, aktore dhe personalitet televiziv shqiptar. Karriera e saj muzikore e bëri atë të quhej diva e Jugut të Shqipërisë. Por tek “AG SHOW”, ajo është edhe aktore, edhe moderatore, edhe pak ngacmuese nga humori.

Aurela Gaçe këndon në të gjitha zhanret. Ajo ka dhjetëra koncerte pas saj në Shqipëri dhe në mbarë botën – deri në SHBA. Gjatë viteve, ajo ka marrë pjesë në projekte të panumërta - regjistrime të muzikës të llojeve të ndryshme. Për shumë vite, ajo njihet si këngëtare, dhe tashmë ajo tek “AG SHOW” del  si prezantuese e mrekullueshme, fine dhe mjaft tërheqëse.

Aurela Gaçe dhe puna e saj tek “AG SHOW” të duket se të jep forcën për të ecur përpara. Muajt e fundit ka qenë shumë intensive dhe dinamike.

Sikurse shihet, ditët e Aurelës janë vërtet shumë dinamike. Mëson, krijon, ndërton mbi ide të reja, ka prova në mbrëmje, vlera në të gjithë zhanret. Kur sheh këtë talente të gjithanshme tek ky SHOW të duket se ndonjëherë 24 orë nuk janë të mjaftueshme për të, por duket e lumtur dhe sheh kuptim në çdo gjë që bën. Duhet të ndjekësh zemrën tënde, tingëllon kjo vepër e kësaj dive shqiptare në rolin e transmetimit të një mesazhi të qartë për trashëgiminë muzikore mes këtij spektakli të bukur.


Konkluzion


Si përfundim, mund të përmblidhet se trashëgimia muzikore përfshin dy pjesë kryesore – rezultatet e aktivitetit profesional kompozitor dhe muzikën popullore, të cilat mjeshtërisht Gaçe i kombinon në këtë Show. Kriteri me të cilin vepra kompozitore ndahet nga ajo popullore është pretendimi i së parës për t’u krijuar nga një autor me një arsimim profesional muzikor, emri i të cilit ka fituar famë për publikun muzikor dhe shoqërinë përmes interpretimit të muzikës së tij, por që tek ftesa e Aurelës ka më shumë se një emsazh të tillë shumdimensional. Kënga popullore gjithashtu buron në mendjen e një krijuesi specifik, vetëm se fama e tij humbet në kohë, e kështu Show i tillë e ringjall atë. Është absurde të mendosh se muzika popullore krijohet kolektivisht dhe spontanisht në procesin e interpretimit dhe transmetimit dhe nëse ajo nuk gjen një shtart të tillë gjithnjë do të pësoj atë që ka pësuar nga shkujdesjet e shumta.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page