top of page

Fatmir Musai: Tre poezi

  • Mar 19, 2024
  • 1 min read

JAM PËRRUA!

Sikur të derdhni nga një pikë lot

Të gjithë ju që do qani për mua,

Loti s'do ju pikojë më kot,

N'atë botë jua kthej përrua!


JERINI

Sot Jerini, q'është bërë burrë,

Më i lartë ngrihet se unë,

Se, kur zvarritej ferishte,

Krejt suvanë na e shqiste!

... I donte trupi kalcium,

Guliver të ish si unë!


TRAPI...

Ca trungje i lidha e bëra një trap,

Mbi lumë kalova dikë për sevap,

Bregut matanë më iku me vrap:

- Ta hodha, o koqe!- më tha- Qenke trap!

... Kështu pati ndodhur e, që masajhere,

Ky "Trap-i" s'm'u nda porsi një shi vere!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page