top of page

Fatmir Minguli: Publicistika 5, vepra enciklopedike e Vilhelme Vrana Haxhiraj

  • 2 hours ago
  • 3 min read

 

In memoriam

Publicistika 5, vepra enciklopedike e Vilhelme Vrana Haxhiraj

(Analizë mbi librin “Ka ndodhur e do të ndodhë” të shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj, Europrint, Vlorë, 2026)

Libri “Ka ndodhur e do të ndodhë” i Vilhleme Vrana Haxhiraj sapo ka dalë nga botimi dhe është libri i parë që botohet kur ajo nuk është më mes nesh. Ky shkrim “in memoriam” nuk është thjeshtë një analizë letrare për këtë libër që përmban publicistika dhe ese të vetë autores por dhe të autorve të tjerë mbi veprën madhore të kësaj Zonje të Madhe të letërsisë. Kjo është një hyrje e re në botën e madhe të veprës së kësaj shkrimtareje të madhe

Ajo nuk jeton më, por jeton vepra e saj, vepër e një njeriu të shenjtë të letërsisë e të mendimit shkencor. Sado që të shkruhet për këtë grua të madhe, përsëri do të jetë pak.

 Vetë titulli i kësaj vepre të 72-të “Ka ndodhur e do të ndodhë” është një parandjenjë e shpirtit dhe e mendjes së saj që lidhet me veprën e saj dhe “gjithmonë do të ndodhë” e kujtimi ndaj saj nëpërmes studimeve do të ndodhë  jo vetëm nga miqtë e saj të letrave dhe ideve që do shkruajnë.

Jo më kot ajo ka vënë në krye të këtij libri poezinë e Agim Bajramit ku në një nga strofat thuhet: “ Nga libri i parë gjer te i fundit/  tashmë është bërë një mal/ heronjtë çdo natë i’a prishin gjumin/por ajo prap nuk ndal.”

Kjo lloj profecie mori edhe realitet tek komentet e akademikut indian   i cili tha “A flen vallë kjo grua!?”

Letërkëmbimi me përkthyesin spanjoll Ramon Sançes Lizarde është parathënia më e saktë e librit enciklopedik “Ka ndodhur e do të ndodhë”, një bashkëbisedim edhe me të shoqen e tij.

Jo më kot libri vazhdon me esenë spektakolare të Fatmir Terziut për  figurën e Fitim Haxhiraj, bashkëshortit të Vilhelmes, nje figurë jo e zakontë për ditët tona. Prof. Eshref Ymeri kur e lexoi këtë ese shkruajti ” Fitimi ka një meritë të jashtëzakonshme, si një moderator shembullor i krijimtarisë së bashkëshortes së tij të shtrenjtë, shkrimtares, poetes dhe publicistes të shquar Vilehelme Haxhiraj.”Një vend të veçantë nderi ze figura e Fitim Haxhiraj, këtij virtuozi të skenës dhe të menaxhimit të librave të së shoqes, Vilhelmes madhore; jo vetëm eseja e  Fatmir Terziut por dhe  faqe të tëra ndriçojnë portretin  e këtij njeriu të çuditshëm, me aftësi të rralla e vullnet hekur që mbështeti gjatë gjithë jetës të shoqen, Vilhelmen  e papërsëritshme. Eshtë vetë Vilhelmja   që duke falenderuar Fatmir Terziun shkruan për Fitimin “ Ju falenderoj përzemërsisht  për esenë e mrekullueshme të tipologjisë psiko sociale e trajtuar në mënyrë filozofike, kushtuar koreografit dhe kërcimtarit të mohuar  nga diktatura, i zbritur padrejtësisht nga skena, Fitim Haxhiraj.” Fitim Haxhiraj është ndër demokratët e parë që së bashku me Vilhelmen filluan të trokasin në portat e të persekuturve për t’i zgjuar nga gjumi letragjik i flamës së kuqe. Ishte po ky Fitim që ndihmoi në formimin e Lidhjes Demokratike të Gruas në Vlorë.

Në këto ese dhe publicistika të Vilhelmes ndodhesh para të papriturave që fillojnë me analizat serioze për veprat e autorve si Eshref Ymeri, Joseph DioGuardi, Faik Konica, shkencëtarit Prof. Dr. Vedat Shehu, Jeronim De Rada, Aristidh Kola, Skënder Vrana, etj.

Po kjo është vetëm njëra anë e medaljes, ana tjetër janë shkrimet analitike dhe shkencore nga shumë autorë brenda dhe jashtë Shqipërisë, janë letërkembimet dhe komentet e ndërsjellta mes Vilhelmes dhe këtyre autorëve. Vlen të theksoj se kjo Zonjë e madhe e Letërsisë ka arritur që nëpërmjet punës së saj të lidhë krijuesit e diasporës me krijuesit brenda Shqipërisë, t’i mpleksë e t’i miqësojë me njeri tjetrin duke realiziuar “Bashkimin kombëtar të krijuesve”.

Urdhëri “Mjeshtre e madhe”’; “Medalje ari”; “Penë e kristaltë” Suedi; “Ikonë e letërsisë botërore të avancuar”, Akademia e shkencave, letërsië dhe arteve indiane”; “Nder i  kombit”. Unioni i shqiptarëve të Bukureshit; “Emblema  diplomatike e Durrësit” janë nderime për këtë shkrimtare dhe atdhetare të paepur. Në librin“Ka ndodhur e do të ndodhë” emrat e Fatmir Terziut, Eshref Ymerit, Shpendi Topollaj, Bujar Leskaj dhe Lejla Gorishti janë prezent më shumë se sa në katër botimet e mëparshme të “Publicistikës” apo në librin emblemë “Mirënjohje”.

Kjo analizë “In memoriam” për veprën e Vilhelmes, është e para, se tek unë nuk do të mungojë kurrë dëshira dhe vullneti për të vazhduar ndriçimin  e figurës së madhe të trimes së letërsisë shqipe, Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Ja si i përgjigjet ajo       Reshat Kripës që në faqet e para të librit për çështjen se a do të bëhet Shqipëria:

“Të gjitha këto do të realizohen  me dëshirën dhe vullnetin e mirë, vetëm kur t’i themi “ndal” shovinizmit  në Ballkan, i cili ka përdorur dhe përdor  politikën me praktikat vëllavrasëse…”

Dhe ja protesat në Tiranë e kudo, janë preludi i subjekteve të librit “Ka ndodhur e do të ndodhë” e që për ironi të fatit filloi pikërisht në Zvërnecin e Vlorës.

Durrës qershor 2026

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page