top of page

Fatmir Minguli: Dymbëdhjetë të artat ekzuberiste e performiste të poezisë së Durim Ҫaҫës

52 minutes ago
3 min read

 

Nga Fatmir Minguli

 

(Përsiatje për vëllimin e ri “Elozhe hënore” të Durim Çaçës, Botime 2M, Durrës, 2025)

Nga minuete lirike, në poezi performiste, në imazhe metaforash metrike, poezia e Durim Cacës, jo vetëm në këtë libër është thurje gjerdani ku elozhet nuk i takojnë vetëm hënës.

Poeztë e librit “Elozhe hënëore” janë blice poetike, janë shkrepje të mendimit të hedhur në pentagramin poetik, një opera lirike ku dymbëdhjetë cilke do ta mbajnë lexuesin mbërthyer në këto melodi shpirti. Poezitë e Durim Cacës tashmë kanë pasortën e performizmit.

’Sonata e hënës nga Beethoven-i, është ndoshta pjesa më e famshme që është shkruar ndonjëherë. Kjo është e mrekullueshme, duke menduar që, ky titull me të cilin e njohim ne sot, nuk i është dhënë nga vet Beethoven-i.

Kushdo që, ta ketë shpikur atë, e ka shpikur për përjetësi. Ky është një konstatim i marrë nga Daniel  Barenboim, pianist dhe dirigjent i famshëm argjentinas.     Po të lexosh poezitë e librit “Elozhe hënore “ do kuptosh që poeti  Durim Caca është një poet i ditëve tona me poezinë më të mirë që qarkullon mes mijra faqe librash e  faqesh interneti.  Duke mos i u shmangur performizmit si stil  ai sjell cdo herë ide të reja, ku di të kujtoj jo vetëm Janis Ricosin,  Hafizin e Shirziat, Frederiko Lorkën, Uiliam Shekspir, Dante Aligeri, Lasgush Poradeci, Fernando Pesoa, Pablo Neruda, Aleksandër Pushkin,  Alfred de Mysey, Ismail Kadare, Sergei Esenin që ai i citon me shumë respekt duke  shoqëruar të dymbëdhjetë ciklet e tij të arta me poezi krejt ndryshe  me një frymëzim të ri. Me të drejtë Pol Milo e bën lidhjen organike mes performizmit dhe ekzuberizmit dhe i jap të drejtë sepse këto poezi të Durim Çaçës janë jetëdhënësë që po i qëndrojnë kohës dhe frymëzojnë breza të rinjsh e të moshuarish. Janë poezi ku hëna merr kuptime të  reja, është një gjallesë e ditëve të sotme, është një symbol jo negativ sic konsiderohet ndër autorë të ndryshëm

Poezitë “ Elozhe hënore” më kujtojnë poezinë “Itaka” që është shkruar nga qindra poetë ndër kohë  por qe poezia e  poetit Kavafis që tronditi Kristofer Nolan me filmin “Odissey” dhe i dha karakterin personazhit të Odisesë. Përse Nolan zgjodhi pikërisht këtë poet tw para njwqind viteve  për t’u frymëzuar nga poezia e tij! Kështu ndodh e do ndodhë me poezitë e Durim Çaçës që i thur përmendoren me ekzuberiste hënës dhe magjisë së saj. Prandaj ai i paraprin kësaj profecie duke shkruar:


“ah, puthje e parë dhe poezi e pare

që përputheni  dhe krijoni një hënë të re

e një bote të paparë më parë.”  

 Në këto skena, hëna shpesh përdoret si metaforë e humbjes së arsyes dhe iluzioneve të mëdha të Peer-it.

Gjatë arratisjeve të tij nëpër malet norvegjeze apo shkretëtirat e Marokut, nata dhe drita e hënës shoqërojnë vetminë dhe transformimin e tij shpirtëror.

Por pa u kthyer te Betoveni le tw kujtojmw duhet të kemi parasysh veprën e famshme dramatike "Peer Gynt" (Pjer Gynt) të shkrimtarit norvegjez Henrik Ibsen dhe muzikën e kompozuar nga Edvard Grieg.

Në këtë pjesë teatrale, Hëna luan një rol simbolik dhe tekstual në disa skena, veçanërisht gjatë udhëtimeve të personazhit kryesor. Përse përsëri hëna?  Pra, titulli nuk vjen nga Beethoven,  kthehem përsëri te ky pohim sepse sonata e hënës luhet  në një mënyrë kaq me ëndërritje, me dritë hëne...Nëse fillimi i sonatës është ëndërrimtar dhe na kujton dikë prej drite hënë, pak a shumë si një ’minuet’ (ritmi i një lloji kërcimi të ngadaltë i përdorur në ballot shtetërore, veçanërisht i famshëm në shekullin e XVIII-të) ose ’scherzo’ (i referohet një kohe e cila zëvendëson një ’minuet’.

A nuk është libri i Durim Çaçës plot minuete, scherco, poezi trevargëshe ku ndihet një shpirt i dridhur, një shpirt që fërgëllon po të kujtoj një shprehje të të ndjerit Muharrem Gazioni!

Shumë poezi që amnezojnë vetitë e hënës, janë poezi që do të mbeten në historinë e poezisë shqipe, ato dalin nga gardhet me drunj të vjetër e me hekura të ndryshkura, dhe janë të rrethuara nga drita e hënës, herë të zbehta, herë të ndritshme e herë të përziera të dyja bashkë.

Libri “Elozhe hënore” do të ketë nëse nuk e ka marrë gjer më tani, vendin e bukur e të merituaar  të një libri që të mëson, të rrregullon frymëmarrjen ëndrrimtare, të çon në kufij të rinj të njohjes së botës sonë.

 

Durrës,nëntor 2026

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page